Një delegacion i femrave police nga Mbretëria e Bashkuar vizitoi Akademinë
Vushtrri, 07 dhjetor 2018 – Një delegacion i femrave police nga Mbretëria e Bashkuar të shoqëruar nga Shpresa Muharremi këshilltare në OSBE dhe Shpresa Mulliqi, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u priten nga Kastriot Jashari Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Kastriot Jashari Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore e njoftoi delegacionin për zhvillimet dhe për proceset të rëndësishme të Akademisë, për realizimin e trajnimeve etj.
Po ashtu delegacioni në fjalë u njoftua edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Akademia ka më vendet e rajonit dhe më gjerë, për bashkëpunimin mes Akademisë dhe OSBE-së në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.
Gjithash Jashari foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, për anëtarësimin në organizata me rendësi siç janë INTERPA, CEPOL, Akreditimin Ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST).
Ndërsa delegacioni duke u shprehur të kënaqur për vizitën në Akademi u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.