Udhëheqës dhe kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë
Vushtrri, 03 dhjetor 2018 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacioni i përbërë nga udhëheqësit si dhe nga kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte thëllimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të pranishmit u njoftuan me fushëveprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot, zhvillimet e fundit, e po ashtu në theks të veçantë hapja dhe funksionalizimi i Fakultetit të Sigurisë Publike.
Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi përgëzoj trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, ndërsa kadetëve ju dëshiroj punë të mbarë po sa të inkuadrohen në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për vendin.
Duke i inkurajuar për punën Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për vendin tonë.
Ndërkaq udhëheqësit dhe kadetët e FSK-së u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së sidomos në arsimimin e kadetëve në fushën e sigurisë.
Në fund të vizitës, duke vizituar kampusin e Akademisë, delegacioni shprehu përshtypjet më të mira si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike.