Në Akademinë filloi trajnimi i gjeneratës së re të Inspektoratit Policor

15.10.2018Vushtrri, 15 tetor 2018- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  filloi trajnimi i gjeneratës së re të trajnimit/programit profesional, “Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës”, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë kadetë.

Në këtë ceremoni  të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Miradije Kelmendi  Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës  si dhe zyrtarë  të lartë nga institucionet e sigurisë publike dhe organizatat ndërkombëtare.

Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi  theksoi, se “jeni gjenerata e parë që po filloni trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian” . 


Ai tha se është hera e parë që në Akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum  nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si rezultat i punës  së përbashkët të eksperteve vendor e të projektit të binjakëzimit.

Në fund drejtori Smakiqi iu uroi sukses në përfundimin e këtij trajnimi pjesëmarrësve.

Ndërsa Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi tha se sot po shënohet  një moment i veçantë pasi është  gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe validuara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve për pozitën profesionale, Inspektor Policorë.

“ Juve  ju  pret  një periudhë e vështirë në të cilën kërkohet angazhim dhe përkushtim i përditshëm, ne presim që ju  të përfundoni këtë sfidë me rezultate të larta dhe pastaj bashkë të punojmë si pjesë e strukturës së Inspektoratit Policor për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin  në arritjen me sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj”, përfundoi Kelmendi.

Në fund ajo falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm duke ju uruar suksese në arritjen e objektivave.