CEPOL mban trajnim për zbatuesit e ligjit në Kosovë

12.10.2018Prishtinë, 12  tetor  2018 –  Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në zbatimin e Ligjit (CEPOL) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuar për Droga dhe Krime(UNODC) kanë filluar projektin për hetimin financiar në Evropën Juglindore,financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit të Ndihmës sëPara-Anëtarësimit (IPAII), i cili do të zgjasë për dy vite deri në fund të vitit 2019.

 
Ky trajnim në  Kosovë  është mbështetur  nga  Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Projekti është pjesë integrale e Shtyllës së dytë Qeverisjes Integruese të Sigurisë së Brendshme (IISG), iniciativa e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Krimeve Serioze (WBCSCi) dhe Programit Rajonal të UNODC për Evropën Juglindore.


Në kuadër të këtij projekti, CEPOL për zyrtarët e zbatimittë ligjit të Kosovës po ofron kurse rezidenciale në vendet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor dhe programe shkëmbimi. Trajnimin e parë në kuadërtë këtij projekti në ndonjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor CEPOL e kaorganizuar në Kosovë nga 8 - 12 tetor 2018 “Hetimet financiare që kanë të bëjnëme trafikimin e narkotikëve”, i cili është mbajtur Prishtnë.


Ky trajnim njëherësh paraqet edhe trajnimin e parë të organizuar ndonjëherë nga CEPOL në Kosovë.
 

Në këtë trajnim  kanë marrë pjesë njeztë e nëntë  zyrtarë nga institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës, dhe atë dhjetë zyrtarë nga Policia e Kosovës (PK), dy mësimdhënës nga Fakultetit i Sigurisë Publike i AKSP-së, katër prokurorë, dy gjyqtarë, katër zyrtarë nga Dogana e Kosovës (DK), katër zyrtar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe tre  zyrtarë nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NjIF).

Pjesëmarrësit vlerësuan se mbajtja e këtij trajnimi ishte shumë i rëndësishëm.


Në fund të trajnimit i cili ka zgjatur një javë pjesëmarrësit janë pajisur edhe më certifikata. Në ceremoninë e ndarjesë së certifikatave morën pjesë Nahit Sharku zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK),  Agron Llugali zëvendës drejtor i Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit i Doganës së Kosovës (DK), Imer Beka kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha  Zëvendës Kryeprokuror i Prokurorisë në Prishtinë, Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi si dhe Skender Agaj nga Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.