Një delegacion nga Komuna Vaxjo e Suedisë vizitoi Akademinë

04.10.2018

Vushtrri, 04 tetor 2018- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Komuna Vaxjo e Suedisë, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarë të Komunës së Vushtrrisë.

Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore Kastriot Jashari, Shefi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.

Drejtori Jashari gjatë këtij takimi bëri një prezantim të fushë veprimtarisë së Akademisë, duke e informuar delegacionin me historikun, fazat të cilat ka kaluar AKSP-ja që nga themelimi e deri me tani.
Ai foli po ashtu edhe për ofrimin e trajnimeve për agjencionet e sigurisë publike nga ato bazike e deri te ato të specializuara.

Drejtori Jashari gjatë këtij takimi para të pranishmëve foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, për anëtarësimin në organizata me rendësi siç janë INTERPA, CEPOL, Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST), si dhe për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian që ka për qëllim forcimin e mëtutjeshëm të arsimit në fushën e sigurisë.

Ndërsa delegacioni nga Komuna Vaxjo e Suedisë ishin të interesuar rreth ofrimit të trajnimeve për agjencionet e sigurisë,  bashkëpunimin e Akademisë me Komunën e Vushtrrisë,si dhe rreth bashkëpunimit mes dy komunave atë të Vushtrrisë dhe Vaxjo si dhe dy Akademive të Kosovës dhe Suedisë.

Në fund delegacioni bënë vizitë edhe objekteve përcjellëse të Akademisë ku nga instruktorët u informuan për pjesën praktike ku zhvillohen trajnimet.