Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi mbajti takimin radhës
Vushtrri, 18 shtator 2018 – E organizuar nga Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë të Hetimit të Krimeve (ICITAP), Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti takimin e radhës ku u diskutua për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës në familje.
Në këtë takimi për veç ekipeve vepruese për siguri në bashkësi nga të gjitha komunat e Kosovës, morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Menaxherja e Programit ICITAP Kimberly Riffe, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Afërdita Mikullovci, Këshilltarja e Lartë në ICITAP Drita Perezic, Lulzim Fushtica koordinator nacional për strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit 2015/2020, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi gjatë takimit tha se si ministri janë të angazhuar maksimalisht në përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e Kosovës.
“Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë , më gjithë atë ky aktivitet dhe ky angazhim i juaj çdo ditë e më shumë po jep rezultate. Angazhimi i juaj i përditshëm, shqetësimet që lidhen me pjesën e sigurisë e bënë më të lumtur jetën familjare, fqinjësore si dhe bashkësinë ku ju jetoni. Gjithashtu është frymëzuese të shihen edhe raportet dhe bashkëpunimi mes policisë dhe komunitetit, i cili jep rezultate të drejtpërdrejta në sigurinë që është interes i të gjithëve”, u shpreh Gashi duke thënë se kur ekziston bashkëpunimi zgjidhja e problemeve është më e lehtë.
Duke falënderuar të gjitha komunat si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqin që vazhdimisht po mbështesin këto aktivitete ministri Gashi tha se ICITAP ka qenë dhe mbetet një ndër akterët më të rëndësishëm për ministrinë dhe policinë.
“Ky program është një nga shembujt e shumtë të këtij bashkëpunimi, ne kemi edhe partnerë tjerë që ndihmojnë ministrinë siç është OSBE, UNDP”, u shpreh Gashi duke thënë se një nga shqetësimit më të cilat përballemi drejtpërdrejtë janë edhe problemet që lidhen me financimin e këtyre aktiviteteve.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri duke falënderuar ICITAP-in për organizimin e këtij aktiviteti tha se po punon për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës.
Kryetari Tahiri duke falënderuar drejtorin Smakiqi për ofrimin e kushteve për zhvillimin e këtyre aktiviteteve që janë më interes për qytetarët tha se kontributi i së cilit në luftimin e kësaj dukurie është shumw i rëndësishëm.
“Tema si ekstremizmi i dhunshëm, dhuna në familje apo tema të tjera të rëndësishme që të trajtohen sot janë të rëndësishme, nuk mund që të ballafaqohen më to vetëm institucionet, është i domosdoshme angazhimi i të gjithëve sepse nga ekstremizmi i dhunshëm pësojmë të gjithë. Kontributi i secilit anëtarë të komunitetit është jetik që ne si shoqëri të jemi të suksesshëm në ballafaqimin më këto dukuri që nuk janë vetëm në Kosovës, sot ekstremizmi i dhunshëm është dukuri që shqetëson të gjitha shoqëritë moderne”, tha Tahiri
Më këtë rast kryetari Tahiri ofroi mbështetje të plotë Këshillit Ekzekutiv si dhe ekipeve vepruese për siguri në bashkësi në Komunë.
Ndërkaq Menaxherja e Programit ICITAP Kimberly Riffe duke falënderuar të gjithë përkrahësit për realizimin e këtij aktiviteti tha se qëllimi i takimit është për të ndihmuar komunitetin në zgjedhjen e problemeve në parandalimin e dhunës familjare.
Mbështetje në maksimum dha edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke thënë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka kënaqësinë të jetë nikoqire e aktiviteteve të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi.
“Misioni i Akademisë është ofrimi i trajnimeve dhe arsimit të lartë për zbatuesit e ligjit, mirëpo Akademia është e gatshme që të ofroj mbështetje së cilit që punën për sigurinë e vendit. Akademia ka eksperienca të bashkëpunimit me komunitete të cilat mbështeten nga partnerët tanë ICITAP dhe OSBE etj. Ne si personel i Akademisë kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë më komunitet për parandalim e ekstremizmit dhe dhunës në familje”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes këto aktivitete.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Afërdita Mikullovci tha se Policia e Kosovws është duke u përkushtuar që të ofroj siguri të gjithë qytetarëve pa dallim.
Mikullovci tha se policia përmes organizimeve dhe aktiviteteve tw ndryshme është duke bërë përpjekje për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës në familje.
Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tha se IPK ka pas dhe ka bashkëpunim të mirë më të gjitha institucione ku përmes organizimeve të përbashkëta ka pas takime të shumtë për t’ju ofruar qytetarëve mundësi që të paraqesin shqetësimet e tyre. “Jemi të interesuar që bashkëpunimin ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Kelmendi.
Lulzim Fushtiza koordinator nacional për strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit 2015/2020, duke falënderuar ICITAPIN dhe gjithë akterët ndërkombëtarë për përkrahje ka folur rreth përmbajtjes se kësaj strategjie
Fushtica tha se duke e parë që radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm është shfaqur si një kërcënim global as Kosova nuk ka mbetur imune nga sfida globale dhe rreziqeve si ajo e radikalizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit.
Duke u vlerësuar si një hap i rëndësishëm nxërja e kësaj strategji për ta ruajtur sigurinë në vend, Fushtica tha se për ta parandaluar radikalizmin e dhunshëm qeveria do të bashkëpunojë më partnerët në vend, rajon dhe më gjerë.
Duke treguar se strategjia përmban shumë aktivitete që ndërlidhen me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Fushtica tha se në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit do të trajnohen 22 mësimdhënës për identifikimin e hershëm të radikalizmit.
“Asgjë nuk mund të përfundohet pa një përkrahje të vazhdueshme trekëndëshi si është qeveri, pushteti lokal dhe policia”, u shpreh Fushtica.
Të pranishmit, të gjithë ata që janë duke u marr më luftimin e ekstremizmit dhe parandalimin e dhunës në familje i falënderoi edhe Këshilltarja e Lartë në ICITAP Drita Pereziç