U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

11.09.2018

Vushtrri, 11 shtator 2018 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt  takimi i rregullt i Bordit të Akademisë.

Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi  njëherit  edhe kryesues i bordit,  Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Bahri Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE Ake Roghe , Krista Haak udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Drita Perezic nga ICITAP, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Në fjalën e tij hyrëse kryesuesi i Bordit Bajram Bujupi duke përshëndetur të pranishmit ai i uroi punë të mbarë Drejtorit të sapoemëruar në Policisë së Kosovës Rashit Qalaj  si dhe bashkëpunim si anëtarë i rregullt në Bordin e Akademisë.

Tema me rendësi në këtë takim ishin raporti  mbi zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave dhe nën-kuotave për institucionet e sigurisë publike në studime bachelor për vitin akademikë 2018/19, shqyrtimi i raportit gjashtë mujorë të punës së AKSP, janar- qershor 2018 si dhe themelimi i grupit punues për përcaktimin e trajnimeve obligative për personelin trajnues të Akademisë.

Gjatë këtij takimi  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për siguri Publike Ismail Smakiqi prezantoi raportin gjashtë mujorë të punës së AKSP.


Puna dhe suksesi i Akademisë u vlerësua  lartë nga të pranishmit në këtë takim.