Zëvendëskomandanti i KFOR-it Csomboki vizitoi Akademinë

04.09.2018 Vushtrri, 04 shtator –   Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csomboki shoqëruar nga nënkolonel  Antonello Catalano  dhe Tomics Batary  vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u  priten nga Drejtori i Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha dhe Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie më Jashtë Avni Istrefi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte të diskutohet  rreth mundësisë së bashkëpunimit  në zhvillimin  trajnimeve për zyrtarët e sigurisë në vend.

Drejtorin e Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, e informoi delegacioni për misionit dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.

Më këtë rast Jashari bëri një prezantim të detajuar rreth strukturës së trajnimeve, rreth  bashkëpunimit që ka Akademia ka më CEPOL-in dhe më organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë  si dhe për proceset nëpër të cila është duke kaluar AKSP.  

Tutje, Jashari u shpreh i gatshëm që Akademia të vazhdojë bashkëpunimin më KFOR-in për realizimin e trajnimeve në fushën e sigurisë.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csombok uroi Akademinë për të arriturat, ndërkohë që u shpreh i gatshëm për bashkëpunim  rreth realizimit të trajnimeve për organizatat e sigurisë në vend.


Në fund delegacioni vizitoi ambientin e Akademisë ku patën mundësi të shoh më për së afërmi se ku zhvillohen planet dhe trajnimet.