Një delegacion nga KFOR-i me mision në Kosovë vizitoi Akademinë
Vushtrri, 28 gusht 2018- Një delegacion i KFOR-it në Kosovë i kryesuar nga nënkolonel Antonello Catalano vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilët u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.
Gjatë këtij takimit, Drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin e KFOR-it për zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë. Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë, për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e mëtutjeshëm të arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Drejtori Smakiqi foli gjithashtu për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, ku i falënderoi për kontributin e dhënë në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike. Në funde ai kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa KFOR-i shprehen interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës, duke theksuar se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund, delegacioni vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.