Adrian Shtuni vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 09 gusht 2018 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi Adrian Shtuni, konsulent në organizatën Hedayah në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u taku me Drejtorin e Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari si dhe me Drejtorin i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi me zhvillimet në Akademi si dhe të diskutohet rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të dyja palëve.
Drejtori i Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari duke u shprehur i lumtur rreth vizitës e njoftoi Shtunin për rolin, veprimtari si dhe për proceset nëpër të cilat po kalon Akademia.
Jashari po ashtu e njoftoi delegacionin edhe për trajnimet dhe aktivitet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.
Gjithashtu drejtori Jashari foli edhe për edukimin e kadetëve, për Projektin e Binjakëzimit si dhe pwr bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare që ka Akademia.
Ndërsa Adrian Shtuni, konsulent në organizatën Hedayah në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim rreth ofrimeve të trajnimeve në theks të veçantë për trajnimin e zyrtarëve të sigurisë publike.
Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit për plotësimin e nevojave rreth trajnimeve në fushën e sigurisë