NJOFTIM LIDHUR ME KONFERENCËN
Vushtrri, 6 gusht 2018 – Më datën 28 qershor 2018, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ka bërë ftesë për pjesëmarrje në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare me titull “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila do të mbahet në Akademi nga 7 - 8 nëntor 2018.
Në vazhdim të këtij njoftimi, Këshilli Organizator i Konferencës njofton të interesuarit për datat e reja të rëndësishme dhe informatat tjera të rëndësishme, siç janë: kushtet e pjesëmarrjes në konferencë, standardet dhe struktura e punimit (për botimet e Akademisë nga konferencat dhe aktivitetet tjera profesionale dhe hulumtuese) dhe për Bordin Shkencor.
Datat e reja të rëndësishme:
Dorëzimi i abstrakteve deri më 30 gusht 2018
Njoftimi i pranimit të abstrakteve 05 shtator 2018
Dorëzimi i punimeve deri më 20 tetor 2018
Njoftimi i pranimit të punimeve 1 nëntor 2018
Datat e mbajtjes së e konferencës 7 - 8 nëntor 2018
Për më tepër informata klikoni këtu:
Standardet dhe struktura e punimit
Të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë: akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë tjerë, ftohen që të prezantojnë punimet e tyre në fushën e sigurisë publike. Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësinë e përkthimit simultan në gjuhët e lartpërmendura.