Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Vushtrri, 13 korrik 2018 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti sot takimin e radhës, ku u diskutua lidhur më përcaktimin e nën kuotat të institucioneve të sigurisë publike për vendet e studimeve themelore bachelor në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018 /2019.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi njëherti edhe kryesues i bordit, u.d Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha, u.d/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmanaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Rektori i Kolegjit Policor Universitar të Finlandës Kim Himmberg - në cilësinë e ekspertit të Projektit të Binjakëzimit, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse.
Gjatë këtij takim anëtarët e bordit të Akademisë propozuan dhe u përcaktuan për nën kuotat për institucionet e sigurisë publike për studime në FSP.
Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, falënderoi anëtarët e bordit të Akademisë për gatishmërinë e tyre për përcaktimin e nën kuotave për secilin agjencion veç e veç.
Smakiqi tha se Akademia ka qenë dhe është e gatshme gjithmonë të ofroj trajnime dhe arsim të lartë për secilin zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike.
Ndërsa, rektori i Kolegjit Policor Universitar të Finlandës Kim Himmberg, i cili njëherit është edhe ekspertë i projektit të binjakëzimit në Akademi duke u shprehur i lumtur për bashkëpunim, vlerësoi se Akademia ka arritur rezultate të mira deri me tani. Himmberg duke folur për hapat e parë të hapjes së Fakultetit të Sigurisë Publike, tha se Akademia është shembull për të mirë se si duhet të implementohet dhe realizohen me kujdes dokumentet strategjike
“Më këtë përvojë që ka Akademia, strategjitë tjera do të arrijnë bazat konkrete të Akademisë e cila vazhdimisht punon që të bëhet sa më ë mirë. Jam i lumtur që kam shërbye këtu, Akademia e Kosovës është duke shkuar përpara më shpejtë se sa universiteti i Finlandës”, u shpreh Himmberg.
Ndryshe në vitin e ri akademik 2018/2019 për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike do të pranohen 27 studentë nga Policia e Kosovës, 21 studentë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës i Kosovës, 5 nga Dogana e Kosovës, nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent 11 dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës 1.