Në Akademi mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike
Vushtrri, 05 korrik 2018 - Të premten me datën 06 korrik 2018, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Në ceremoni marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dr. Marian Dema si dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë publike.
Ceremonia e diplomimit mbahet në ora 11:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike / Vushtrri.
Ftohen mediat që të marrin pjesë.