Në Akademi mbahet konferenca e II-të ndërkombëtare
Vushtrri, 28 qershor 2018- Akademia e Kosovës për Siguri Publike, më 7 dhe 8 Nëntor 2018, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare me titull: “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”.
Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë tjerë ftohen që të prezantojnë punimet e tyre në fushën e sigurisë publike. Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësinë e përkthimit simultan në gjuhët e sipërcekura.
Për më tepër informata klikoni KËTU: