Akademinë sot e vizitoi një delegacion nga Garda Nacionale e Iowa-s
Vushtrri, 27 qershor 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi sot priti në takim një delegacion nga Garda Nacionale e Iowa-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequra nga Gjeneral Majorit Orr, të cilët gjithashtu ishin të shoqëruara edhe nga zyrtarë të lartë të ICITAP.
Drejtori Smakiqi pasi u ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Iova, ka thënë se është i kënaqur me vizitën e tyre, dhe AKSP-ja ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së shtetit tonë mik, SHBA-së, ne sot vazhdojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Akademi.
Më tej gjatë këtij takimi Drejtori Smakiqi delegacionin i informoi me zhvillimet e fundit në Akademi si Akreditimin Ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST), si dhe akreditimin e Akademisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për programet profesionale si; Polic i ri, Inspektor i IPK-së, Zyrtarë Doganorë, Zyrtarë Korrektues dhe Zyrtarë sprovues.
Drejtori Smakiqi me këtë raste falënderoi edhe ICITAP-in për bashkëpunimin e vazhdueshme, ndihmën dhe përkrahjen që po bënë për Akademinë. Gjithashtu ai foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë të Akademisë me institucione tjera vendore e ndërkombëtare si me Asociacionin e Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC), Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore ( INTERPA), Asociacionin Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit( IADLEST) si dhe Agjencinë e Bashkimit Evropian për Trajnim të Zbatimit të Ligjit (CEPOL).
Ndërsa Gjenerali Majorit Orr u shpreh i hapur për bashkëpunim me Akademinë në fushën e trajnimeve të avancuara për zbatuesit e ligjit qofshin ata me grada te larta menagjuese të institucioneve të sigurisë apo edhe më lartë.
Në funde ata vizituan edhe njërën nga klasat ku po mbahej trajnimi për kapiten e toger të Policisë së Kosovës si dhe objektet përcjellëse të Akademisë ku nga instruktorët u informuan për pjesën praktike ku zbatuesit e ligjit zhvillojnë trajnimet.