U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

26.06.2018

 Vushtrri, 25 qershor 2018 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, sot mbajti takimin e radhës  në të cilin morën  pjesë;  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekan i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari,  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, u.d Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Naim Rexha,  u.d/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Këshilltarja e Lartë e OSBE-së Shpresa  Muharremi si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

 

Tema diskutimi me rëndësi në këtë takim ishin përcaktimi i kuotave për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2018/19 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi; diskutim rreth dokumentit për politikat e përbashkëta për realizimin e fushëveprimit të ligjit të AKSP-së për përmbushjen e standardeve të akreditimit si dhe  akreditimi i Akademisë  nga  IADLEST-it.


Pas aprovimit të rendit të ditës nga Bordi i Akademisë fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi i cili foli  për punën si dhe procesin e Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST), si dhe akreditimin e Akademisë  nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për programet profesionale si; Polic i ri, Inspektor i IPK-së, Zyrtarë Doganorë, Zyrtarë Korrektues dhe Zyrtarë sprovues.


Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë arritshmërit e Akademisë si dhe përgëzuan Drejtorin Smakiqi për këtë sukses të Akademisë edhe në rrafshin ndërkombëtarë.