Një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë me seli qendrore të OSBE-së në Vjenë vizitoi Akademinë

18.06.2018

Vushtrri, 18 qershor 2018 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë me seli qendrore të OSBE-së në Vjenë të Austrisë i udhëhequr nga Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, William Ekas Seter Sekretari i parë i delegacionit të Mbretërisë së Norvegjisë, Magnar Aaberg këshilltarë i delegacionit të Mbretërisë së Norvegjisë si dhe Stein - Ivar Lose Eide zëvendës shef i Ambasadës Norvegjeze ne Prishtinë.

 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, nënkolonel Driton Zabergja si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai i informoi  me zhvillimet e përgjithshme të  AKSP-së. Smakiqi tha se OSBE-ja në vazhdimësi ka qen partner i pandashëm i Akademisë duke ofruar përkrahje të pa rezervë  në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike si dhe përmes donacioneve të shumta të cilat kanë pasuruar Akademinë. 

 

Gjithashtu Smakiqi tha se Akademia gëzon edhe përkrahje të madhe nga Komisioni Evropian,  ICITAP  si dhe shumë institucione e  organizata tjera të cilat dëshirojnë që Kosovën ta bëjnë pjesë integrale të bashkësisë evropiane, gjegjësisht në rrjedhat bashkëkohore të ofrimit të shërbimeve për zbatues të ligjit.

 

Smakiqi tha se kjo ndihmë që i është bërë Akademisë dhe vazhdon ti bëhet gjatë këtyre viteve është si rezultat i suksesit të institucioneve të sigurisë të cilat gëzojnë një respekt, një besueshmëri në ofrimin e shërbimeve për një ambient të sigurt.

 

Gjatë këtij takimi Smakiqi delegacionin i informoi edhe për rrjedhën e Fakultetit të Sigurisë si dhe hapat e ardhshëm drejt hapjes së studimeve postdiplomike atë master, anëtarësimin e Akademisë në organizatat ndërkombëtare CEPOL e AEPC,  Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST), si dhe bashkëpunimin me akademitë  tjera si  me vendet e Ballkanit dhe me gjerë.

 

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë  pranë Akademisë Nexhat Jashari foli për pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Fakultetin e Sigurisë  si dhe respektimin e të drejtave gjuhësore duke mundësuar  barazi dhe arsimim të lartë të gjithë pjesëmarrësve. Në fund ai falënderoi misionin e OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm që po japin për Akademinë.

Nënkolonel Driton Zabergja gjatë këtij takimi foli për përgatitjet  për fillimin e gjeneratës së re të Policisë së Kosovës.

 

 Ndërsa delegacioni gjatë këtij takimi ishin të interesuar, për  zhvillimin e trajnimeve, motivimin e të rinjeve për tu bërë pjesë e institucioneve të sigurisë- bashkëpunimin me komunitete si dhe  hapjen e programeve  master në Akademi.

Gjatë këtij takimi delegacioni vizitoi edhe njërën nga klasat ku po zhvillohej trajnimi, menagjimi për kapiten  i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, si dhe objektet përcjellëse të Akademisë ku nga instruktorët u informuan më gjerësisht  për pjesën  praktike të trajnimeve.