U përurua pllaka e akreditimit ndërkombëtarë të Akademisë nga IADLEST
Vushtrri, 07 qershor 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt ceremonia e përurimit të pllakës së akreditimit ndërkombëtar të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës Shkëlqesia e tij Greg Delawie, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Kryesues i Bordit të AKSP Bajram Bujupi, Kimberley Riffe Udhëheqëse e Programit të ICITAP-it për Kosovën, Drita Perezic Këshilltare e Lartë e ICITAP, Programi Ekzekutiv i Menaxhmentit të MPB-së, Shpresa Muharremi këshilltare Kombëtare Misioni i OSBE-së në Kosovë,. Ritva Vähäkoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Kolonele Taibe Canolli-Brajshori Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore, personeli udhëheqës i Akademisë, oficer të lartë të Policisë së Kosovës dhe mysafir tjerë.
Në fjalën e hapjes të ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, u shprehur i lumtur që Akademia sot po bënë përurimin e pllakatës të akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtori Smakiqi tha se ky akreditim na vij pas akreditimit të Programeve Profesionale dhe akreditimit institucional të Akademisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ky akreditim ndërkombëtar vërteton punën e gjatë të Akademisë, Agjencive të Sigurisë Publike dhe partnerëve ndërkombëtar në fushën e trajnimeve të gjithë zbatueseve të ligjit në Kosovë.
“Ky është akreditimi i parë i një Akademie të Sigurisë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës i asociacionit IADLEST, i cili bënë akreditimi e gjitha akademive policore të SHBA-ve dhe ne ndihemi të privilegjuar dhe krenar që jemi akredituar të parë në botë jashtë SHBA-ve. Akademia po ashtu është e para në regjion që ka një akreditim ndërkombëtarë dhe epitetin e një Qendre Ekselencë për trajnimin e zbatueseve të ligjit” , u shpreh Smakiqi duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.
Drejtori Smakiqi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Amerikane në Kosovë, ICITAP-in për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë deri në arritjen e praktikave më të mira dhe futjen e Akademisë në “grupi elitar të përkushtuar për shkëlqesi në dhënien e trajnimit në drejtësinë penale gjithandej botës” ashtu siç thuhet në njoftimin e IADLEST, për akreditim ndërkombëtar të Akademisë.
Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi duke vlerësuar lartë akreditimin e Akademisë nga IADLEST tha se ky akreditimi është shumë i rëndësishëm për vendin.
Ministri Gashi tha se ndihma që po japin Shtete e Bashkuara të Amerikës në shtet ndërtimin e Kosovës është shumë e madhe dhe shumë e çmueshme.
“Unë si ministër dhe si ish Dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, ndjej kënaqësi për këtë sukses të madh. Falënderoi partnerët ndërkombëtarë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, OSBE-në, ICITAP për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në procesin e shtet ndërtimit, zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, u shpreh ministri Gashi.
Më këtë rast ministri Gashi përgëzoi të gjitha ata që kontribuuan në këtë proces të akreditimit.
Ministri Gashi vlerësoi se marrja e certifikatës së akreditimit nga IADLEST në Boston të Shteteve të Amerikës në maj të këtij viti nga drejtori Smakiqi, do të shërbej jo vetëm si rast për të festuar, por edhe për shumëfishin e ambicieve dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ecur më tej në rrugën e aftësimit të institucioneve të sigurisë publike.
Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, përgëzoj Akademinë për këto të arritura.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie vlerësoj se mbajtja e shumë trajnimeve, shumë aktiviteteve e së fundmi edhe akreditimi nga IADLEST ndriçon edhe më shumë reputacionin e Akademisë.
Më këtë rast ambasadori Delawie, përgëzoi Akademinë si dhe stafin e ICITAP-it Programimi për Kosovë për këtë arritje të shënuar për tu bërë Akademia e para që akreditohet nga IADLEST.
“Ky përkushtim i Qeverisë së Kosovës është thelbësore për ta mirëmbajtur besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj të gjitha institucioneve të sigurisë, prandaj keni kryer një punë shumë të mirë, Ministria e Punës së Brendshme, bordi, agjencitë e tjera që trajnohen këtu, do të duhej që të sigurohen që trajnimin që e marrin në akademi të jenë në përputhje me standardet dhe kjo nënkupton që gjatë gjithë kohës ta rishikojmë, verifikojmë dhe korrigjojnë ato standarde për t’i përmbushur të gjitha nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit që trajnohen dhe komuniteteve që do t’i shërbejnë“, tha ambasadori Delawie.
Në fund janë shpërndarë mirënjohje për gjitha ata që kontribuuan në këtë proces si dhe u bë përurimi i pllakës së Akreditimit ndërkombëtar të AKSP-së e cila u akreditua nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).