Akademia akreditohet nga IADLEST

16.05.2018

Vushtrri, 16 maj 2018 -  Akademia e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) ka fituar Akreditim  Ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST).

Pas një pune më shumë se dy vjeçar, të grupeve punuese nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencitë e Sigurisë Publike dhe ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, nga Finlanda dhe Estonia, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, më datën 26 prill 2018 ka akredituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe ka validuar Programet Profesionale: Polic i Ri, Inspektor i IPK, Zyrtar Doganor, Zyrtar Korrektues dhe Zyrtar Sporovues. Kualifikimin Zjarrfikës vendimi do të merret në muajin gusht 2018.

Kurse gjatë ditëve 30 prill; 1, 2 dhe 3 maj 2018, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka qëndruar Ekipi i Ekspertëve Vlerësues nga Asociacioni i lart shënuar (IADLEST), në procesin vlerësimit dhe me qëllim të akreditimit ndërkombëtar të Akademisë.

Akademia më datën 03 maj 2018, gjerësisht ka njoftuar opinionin në Webfaqen e saj për vizitën e Ekipi i Ekspertëve Vlerësues nga Asociacionit Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST) në vizitë fakt mbledhës, në procesin e akreditimit ndërkombëtar të Akademisë. http://www.aksp-ks.net/ 

 

Akreditimi Ndërkombëtar i Akademisë nga IADLEST, është financuar dhe përkrahur nga International Criminal Investigative Training Assistance Program ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - Programi për Kosovën.



Dje më datë 14 maj 2018, Akademia ka pranuar shkresën nga z. Michael N. Becar, Drejtor Ekzekutiv i IADLEST, me të cilën njofton për Akreditim të Akademisë nga IADLEST.

Më poshtë do të gjeni shkresën e z.Michael N. Becar, Drejtor Ekzekutiv i IADLEST

“Kjo më jep kënaqësi të madhe t'ju informoj se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka përmbushur me sukses kërkesat që do të jep miratimin e të qenit një Akademi për Zbatimin e Ligjit e akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve te  Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLEST)” .

“Akademia juaj iu është bashkuar një grupi elitar të dedikuar për përsosmëri në ofrimin e trajnimeve të drejtësisë penale në mbarë botën. Politikat, procedurat, proceset, objektet dhe personeli i akademisë suaj përfaqësojnë shembull shumë të mirë në profesionin tonë. Ky akreditim ju jep të drejtën për të shfaqur logon dhe deklaratën e Akademisë së Akredituar IADLEST në literaturën  dhe në objektet tuaja”.

Ky akreditim është i vlefshëm deri më 14 maj 2021.

Kliko këtu: Versioni English