Në Katar u mbajt Konferenca e shtat vjetore e INTERPA

06.04.2018

Katar,  06 prill  2018 -  Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i udhëhequr Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, dhe i përbërë nga Shpend Shabani, Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore, si dhe Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, mori pjesë në konferencën vjetore të shtatën (7) me radhë të INTERPA-së “Trendët e reja në luftimin e terrorizmit dhe Ekstremizmit”, dhe në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të INTERPA-së që u mbajt gjatë 02-04.04.2018 në Doha, në Katar. 

 

Kjo ngjarje tre ditore, Konferenca dhe takimi i Këshillit të Përgjithshëm të INTERPA-së u organizua nga Kolegji Policor i Katarit (KPK). Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues nga asociacione dhe organizata të tjera ndërkombëtare e që nuk janë anëtar të INTERPA si: Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

 

Qëllimi i konferencës dhe e tërë ngjarja u zhvillua në kuptimin e asaj që të gjitha institucionet e INTERPA ti bëjë bashkë për të ofruar mundësinë për të diskutuar, ndarë përvojat, ekspertizat dhe opinionet, si dhe të krijoj mundësit e bashkëpunimit ndër institucional në aspektin qasjes dhe luftimit të fenomenit të terrorizmit dhe ekstremizmit si një e keqe globale, duke u bazuar në zbatimin e ligjit dhe me fokus të zhvillimit dhe ngritjes së arsimit në përgjithësi, kurrikulave moderne të trajnimeve në veçanti, për luftimin e kësaj dukurie. 

 

Ceremonia e hapjes së konferencës u zhvillua me fjalimet hyrëse të nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Kolegjit Policor të Katarit,  Dr. Muhamed Abdulla Al-Mehana Al-Merri, dhe Presidentit të INTERPA Prof. Dr. Yilmaz Çolak. Në ceremoninë e hapjes dhe duke i dhënë rëndësi të madhe konferencës, i pranishëm ishte edhe Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Brendshme të Katarit si dhe gjithashtu Kryesues i Këshillit Suprem të Kolegjit Policor të Katarit, Sheik Abdullah bin Nasser bin Khalifa al Thani.

Në kuadër të konferencës u zhvilluan prezantime të shumta në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, krimit të organizuar,. U theksua nevoja e modernizimit të mjeteve, zhvillimit të kurrikulave në harmoni me nevojat dhe trendët e reja të qasjes së duhur dhe me sukses ndaj këtyre dukurive si një e keqe globale, duke u pajtuar të gjithë mbi nevojën e ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, shtetëror dhe global, me theks në modernizimin e trajnimeve (kurrikulave) apo të arsimit në përgjithësi në fushën e zbatimit të ligjit, me qëllim që zbatuesit e ligjit të jenë më koherent dhe vigjilent në luftimin e këtyre dukurive të lartpërmendura.  


Në kuadër të zhvillimit të vizitave, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, së bashku me udhëheqësit e delegacioneve të pranishme në konferencë pati rastin që në një takim të organizuar të vizitojë dhe të pritet nga Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Brendshme të Katarit si dhe gjithashtu Kryesues i Këshillit Suprem të Kolegjit Policor të Katarit, Sheik Abdullah bin Nasser bin Khalifa al Thani.

 

Gjatë periudhës së përgjithshme kohore të zhvillimit të kësaj ngjarje, delegacioni i Akademisë pati rastin të zhvilloj një mori takimesh dhe diskutimesh në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare ku përveç takimeve të zhvilluara me delegacionet e institucioneve që tashmë ka kohë që Akademia zhvillon bashkëpunime në nivele të ndryshme, këtu vemi theksin mbi takimet me Gujarat Forensic Sciences University nga India e cila do të jetë mikpritëse e konferencës së ardhshme të INTERPA-së në vitin 2019, dhe me delegacionin e Universitetit Popullor të Sigurisë Publike të Republikës Popullore të Kinës (PPSUC) me ç ‘rast u diskutuan mbi mundësit e reja të bashkëpunimit të institucioneve tona. 

 

Po ashtu gjatë qëndrimit në Doha, delegacioni i Akademisë pati rastin të jetë pjesëmarrës i disa aktiviteteve kulturore dhe shoqërore të organizuara nga mikpritësit për pjesëmarrësit e konferencës.