Në Akademi përfundoi trajnimi “Reagimi i përbashkët 2018”
Vushtrri, 16 shkurt 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot përfundoi trajnimi “Reagimi i përbashkët 2018”, i organizuar nga Agjencia për Menaxhim Emergjent në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë , Gardën e Ajoves si dhe Agjencia Federale e Menagjimit Emergjent nga Amerika.
Në këtë ushtrim përmbyllës të pranishmit i përshëndeten edhe komandanti i Gardës Kombëtare e Ajovës Timothy Orr si dhe Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Fadil Kodra.
Gjithashtu pjesëmarrësit në këtë trajnim përmbyllës, “ Reagimi i përbashkët 2018”, vlerësuan lartë organizimin e këtij ushtrimi i cili kishte për qëllim testimin e planit të reagimit kombëtarë.
Objektivat e këtij trajnim kanë qenë testimi i komunikimit, koordinimi ndërinstitucional , testimi i kapaciteteve reaguese, shërbimi mjekësor emergjent, evakuimi dhe strehimi , informimi i publikut në situatat emergjente etj.
Në fund të gjithë zyrtarët nga institucionet pjesëmarrëse të mbështetura edhe nga partneret ndërkombëtarë shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Në këtë trajnim katër ditor pjesëmarrës ishin zyrtarë nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.