Në Akademi u mbajt seminari për rishikimin e studimit të fizibilitetit
Vushtrri, 24 janar 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt seminari ku u shqyrtuan konkluzionet dhe u dhanë rekomandime rreth studimit të fizibilitetit për nivelin mastër. Gjatë këtij seminari ku u diskutua rreth studimit të fizibilitetit u vlerësua se hapja e një programi master në fushën e sigurisë është shumë i nevojshëm për vendin.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vahakoski, Akrem Racaj nga Policia e Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Hajriz Sejdiu nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi gjatë takimit përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata të cilët kanë punuar dhe janë duke punuar në studimin e fizibilitetit.
Smakiqi tha se studimi i fizibilitetit i cili jep mundësinë e studimeve pasuniversitare në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, është i nevojshëm dhe i mirëseardhur.
“Ne të gjithë së bashku jemi duke punuar më përkushtim të madh në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të gjithë zbatuesve të ligjit dhe hapja e një programi mastër në fushën e sigurisë hap rrugën e zhvillimit edhe më të madh të sektorit të sigurisë në gjithë Kosovën”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia është e gatshme të ofroj dhe mundësoj kushte për secilin zbatues të ligjit i cili është i interesuar që të zhvilloj profesionin e vet.
Edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush falënderoi të gjithë ata që kanë punuar në projektin e fizibilitetit të cilët përmes anketave dhe bisedave kanë nxjerrë rekomandimet dhe konkluzionet rreth mundësisë së hapjes se programit të studimeve master.
“Mbështetur në analizën e nevojave si dhe kapaciteteve që mund të ofrojmë, kemi diskutuar dhe mendojmë që Fakulteti i Sigurisë Publike mund të ofroj studime master dhe programi studimor do të ishte i mundshëm në dy fusha të studimit në lidership të avancuar dhe menaxhim strategjik si dhe punë policor bazuar në hulumtimin që në fakt edhe projektit i fizibiliteti ka dal më këto konstatime” , tha Gashi duke u shprehur se në studime të specializuara të tipit të mbyllur nevojiten investime shumë të mëdha “e kam fjalë për shërbimet e inteligjencës e disa studime tepërte të specializuara. Për këtë kemi edhe përkrahjen nga instucionet tjera të Kosovës”.
Gashi po ashtu vlerësoj se sa i përket studimeve master Akademia i plotëson kushtet edhe në aspektin infrastrukturorë, ndërsa siç tha ai është e nevojshme përkrahja financiare.
Kurse Akrem Racaj Drejtor i Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës e vlerësoj lartë angazhimin dhe vizionin që Akademia e Kosovës për Siguri Publike në vazhdimësi përmes dokumenteve strategjike ka siç tha ai ka shprehur qëllim e saj për edukimin dhe trajnimin në përgjithësi të agjencioneve të sigurisë publike.
“Hapja e një programi master në fushën e sigurisë është e rëndësishme edhe për Policinë e Kosovës”, u shpreh Racaj duke falënderuar OSBE-në, ekspertët e projektit të binjakëzimit dhe gjithë ata të cilët përmes dokumenteve të ndryshme kanë bërë një studim të fizibilitetit.
Ndërsa Marek Link ekspertë i Projektit të Binjakëzimit ka bërë prezantimin e raportit të rishikimit të studimit të fizibilitetit duke thënë se është e nevojshme një program i studimit master në fushën e sigurisë.
“Qëllimi i studimit të fizibiliteti aktualisht është që të përcaktohet nëse ka interes, përkrahje, aftësi dhe qasje për të siguruar një program pasuniversitar të masterit në fushën e sigurisë publike dhe sektorit të sigurisë. Qëllimi i studimit të fizbilitetit aktualisht është; parimisht duhet të merret një ide apo një interes i madh që e dimë se bota në mjedisin e tyre ka nevojë në tregun e tyre për nivelin master dhe nëse ky element tregon një trente pozitivë dhe aktualisht ky është një konkluzion kryesor nga studimi i vitit të kaluar i cili e jep një masë matjes i cili nuk është shumë në detale por është i bazuar në analiza dhe intervistat e të gjithë juve”, u shpreh Link.
Gjatë këtij takim u vlerësua se programi master përveç se do të ketë rëndësi për Agjencitë edhe për kapacitetet e ardhshme të Fakultetit të Sigurisë Publike.