Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhuroi mbi 50 doza gjak
Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademinë janë dhuruar mbi 50 doza gjak, për nevojat e qytetarëve që paraqiten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)
Ekipi mjekësor i Transfuzionit të Gjakut vizituan Akademinë për t’ju mundësuar studentëve dhe zyrtarëve që të dhurojnë gjak pa shkëputje nga detyrat dhe aktivitetet e punës.
Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetarë i janë përgjigjur një numër i madh i studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, pjesëtarëve të agjencioneve të Sigurisë Publike si instruktorët policor dhe zyrtarë tjerë të agjencioneve.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli mjekësor ku grumbullonin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.
“Në Akademi dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare organizohet po thuajse dy herë në vit. Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi.
Të kënaqur me dhurimin e gjakun në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike u shpreh edhe personeli mjekësor i Transfuzionit të Gjakut,
Ata thane se Akademia është model për institucionet tjera për dhurimin e gjakut në mënyrë vullnetare.
Thirrjes për dhurimin e gjakut iu ka përgjigjur edhe Dekani I Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Dekani Gashi u shpreh i kënaqur me gatishmërinë e studentëve për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.