Drejtori Smakiqi vizitoi policinë e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar

19.12.2017

Vushtrri, 16 dhjetor 2017 - Në mbështetje të Organizatës  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi  ka vizituar Policinë e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar. Delegacioni i Kosovës ku  përveç drejtorit Smakiqi pjesë e secilit ishin edhe Slavisa Mladenovic  komisionari për  gjuhët, koloneli Milorad Corac  drejtor i Divizioni të Trajnimeve në Policinë e Kosovës, Shpresa Muharremi këshilltare e OSBE-së për AKSP-në, nënkoloneli Agron Rukiqi drejtor i Divizionit të Administratës dhe Personelit në Policinë e Kosovës, Hysni Shala shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore në Policisë e Kosovës, Safete Graicevci koordinatore për Sigurimin e Zbatueshmerisë  në Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe Bylmen Ribëri  njësiti i Këshilltarëve Specialë Misioni i OSBE-së në Kosovë u priten nga zyrtarët e lartë të policisë së Uellsit në Angli.

Qëllim i kësaj vizite studimore ishte dëgjimi për zhvillimin e procesit të përdorimit të dygjuhësisë në Policinë e Uellsit.

Delegacioni nga Kosova në krye me drejtorin Smakiqi vlerësuan se kjo vizitë studimore do t’i shërbejë institucioneve të Kosovës për nxitjen e veprimeve me qëllim të aftësimit të zbatueseve të ligjit, e në radhë të parë të Policisë së Kosovës, për ofrimin e shërbimeve në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

Udhëheqësi i programit për nxitjen e dygjuhësisë në Policinë e Uellsit Meic Raymant i cili ishte edhe nikoqiri i pritjes së delegacionit nga Kosova prezantoi programin kompleksë të implementimit të dygjuhësisë në Uells, i cili siç tha është është duke u zhvilluar intensivisht tani e dhjetë vite. Gjatë kësaj vizite zyrtare e cila u zhvillu tri ditë radhazi oficeret me policisë së Uellsit si Gareth Evans, Mark Oëen, inspektori Dyfan Jones, kryeinspektori Richie Green prezantuan tema të ndryshme.
Temat e prezantimeve kanë përfshirë fushat e larmishme, siç janë; sfondi dhe pasqyra e rolit të policisë së Uellësin, promovimi i dygjuhësisë në Uells, strategjia gjuhësore, nxitja e dygjuhësisë në policinë e Uellsit, vendosja e strategjisë në punë, trajnimi fillestar i policisë dhe trajnimi gjuhësor në gjuhën angleze në vendin e punës zhvillimi i aftësive gjuhësore në Uells dhe ndërgjegjësimi i gjuhëve të stafit, sigurimi i zgjedhjes së gjuhës në policimin operacional dhe ballafaqimi me publikun në gjuhën e tyre të preferuar në qendrën e komunikimit.
Po ashtu në kuadër të kësaj vizite  delegacioni nga Kosova u prit zëvendësshefi i policisë Zoto Pritchard i cili është edhe udhëheqës i grupit të gjuhës uelsiane në Uellësin verior si dhe ndihmës shefi i policisë Debicki i cili është edhe udhëheqës i  grupit të gjuhës uelsiane në Forcën e Policisë.
Më këtë rast delegacioni vizitoi edhe  Dhomën e Kontrollit nga ku menaxhohet siguria në Uellësin verior si dhe poligonin e qitjes me armë zjarri dhe trajnimeve në lokalitetin Shën Asapin.

Vizite e cila u mundësua nga OSBE, e cila në vazhdimësi mbështet Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit, ka për qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve të cilat i ofrojnë këto institucione dhe që ato të jenë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.