U mbajt takimi i shtatë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit

12.12.2017

Vushtrri, 12 dhjetor 2017 – Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit i cili ka për qëllim, “Përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”, sot mbajti takimin e shtatë me radh  në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u vlerësua se deri më tani është shënuar  arritje në realizimin e projektit.

 

Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak, Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit Ritva Vahakoski, Nderim Gerguri nga Ministria e Punëve të Brendshme, Shpresa Muharremi nga  OSBE-ja, Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Tefta Bytyqi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës,  Bashkim Arifi  nga Dogana e Kosovës dhe Mustaf Gashi  nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

 

Duke vlerësuar se Projekti i Binjakëzimit është duke u zhvilluar me dinamiken e duhur Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi u shpreh i kënaqur me realizimin e projektit deri me tani.  Smakiqi duke thënë se të arriturat janë rezultat i punës së përbashkët mes agjencioneve  të sigurisë publike zyrtarëve të Akademisë dhe ekspertëve, njoftoi të pranishmit se Akademia ka aplikuar në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve me qëllim të akreditimit të institucionit si dhe validimin e programeve profesionale.

Po ashtu drejtori Smakiqi me këtë rast ka folur edhe për vizitën në Akademi të kongresmenit amerikan Eliot Engel e cili  vlerësoj se kjo vizitë për Akademinë është privilegj.

Duke përmendur bashkëpunimin që ka Akademia më institucionet e sigurisë në rajon dhe më gjerë, Smakiqi njoftoi të pranishmit për  nënshkrimin e  marrëveshjes së bashkëpunimit me Fakultetin e Sigurisë të Universiteti “St.Kliment Ohridski” në Shkup në muajin e kaluar.
 
Smakiqi tha  qëllimi i projektit është mbështetja e arsimit në niveli profesional dhe atij të lartë duke përfshirë edhe hulumtimin në fushën e sigurisë publike në Kosovë, që i përmbush në tërësi standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke u shprehur i lumtur për të arriturat falënderoi ICITAP-in dhe OSBE-në  për përkrahjen e vazhdueshme që po ia bëjnë Akademisë.

 Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak falënderoj të gjitha akterët që janë të përfshirë në realizimin e projektit të binjakëzimit duke thënë se fokusi i tyre në tre mujorin e kaluar ka qenë finalizimi i dymbëdhjetë aplikacioneve për akreditimin institucional të Akademisë dhe validimin e programeve profesionale. 
“Puna është finalizuar me kohë dhe dua të theksoj se tani çdo gjë është dorëzuar në zyrën e Autoritetit për Kualifikime. Kjo punë e madhe është bërë duke arritur rezultate falë bashkëpunimit me agjencionet, stafin e Akademisë dhe ekspertët”, u shpreh Haak duke thënë se deri me tani është bërë një punë e mirë dhe ka arritje të rezultateve
“Nga pikëpamja e shteteve anëtare jemi të kënaqur që po përkrahim jo vetëm Akademinë, por të gjitha institucionet e sigurisë publike që kanë rol kryesor në sigurinë publike në vend”, tha Haak.

Vlerësim pozitivë për realizimin dhe ecurinë e projektit të binjakëzimit dha edhe Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Jam krenar me ju dhe punën qe keni bërë deri në këtë fazë të projektit të Bashkimit Evropian”, tha Nievergelt. 

Për ecurinë e projektit të binjakëzimit  u shpreh i kënaqur edhe zyrtari për Integrime Evropiane në Ministrinë e Punëve të Brendshme Nderim Gerguri.

Ndërsa  Ritva Vahakoski  bëri prezantimin e raportit  tre mujorit të projektit të binjakëzimit  kur raportoi  për  ecurinë  e komponentëve.