Bordi i Akademisë mbajti takimin e fundit për këtë vit
Vushtrri, 11 dhjetor 2017 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e tij të fundit për këtë vit, ku u diskutua për zhvillimet që kanë ndodhur brenda këtij viti në Akademi si dhe për trajnimet dhe aktivitetet tjera që do të realizohen gjatë vitin 2018.
Në takim të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herit është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Burim Buleshkaj përfaqësuese nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Kimberly Riffe përfaqësuese nga ICITAP-i, këshilltarja e lartë e ICITAP-it Drita Pereziç, këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski si dhe këshilltarja e lartë e OSBE-së Shpresa Muharremi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, gjatë takimit foli rreth planit të trajnimeve për agjencionet e sigurisë publike për vitin 2018, e po ashtu edhe për arriturat që ka shënuar Akademia gjatë vitit 2017.
Bordit i Akademisë pas diskutimeve miratoi projekt planin e trajnimeve për vitin 2018.
Gjithashtu drejtori Smakiqi informoi Bordin e AKSP-së për zhvillimet dhe aktualitet e Akademisë, e cila ishte edhe njëra ndër pikat e rendit të ditës.
Më ketë rast drejtori Smakiqi ka folur edhe për validimin e korrikulave profesionale dhe akreditimin e institucionit të Akademisë.
“Korrikulat janë përfunduar në bazë të standardeve profesionale dhe ne shpresojmë që në mars të vitit 2018 të jetë koha e validimit të programeve profesionale dhe akreditimit të Akademisë”, u shpreh Smakiqi.
Në fund të takimit kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi përshëndeti të pranishmit për punën e bërë dhe përgëzoj drejtorin Smakiqi dhe stafin e Akademisë për sukseset e arritura gjatë vitit 2017.