Akademinë e vizitoi një delegacion i KFOR-it Italian
Vushtrri, 04 tetor 2017 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion i KFOR-it italian i udhëhequr nga komandanti i Rexhimentit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), Kolonel Marco Di Stefano.
Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore Kastriot Jashari, Drejtori i Departamentit të Financave dhe Administratës së Përgjithshme Rrahim Rexha , Menaxheri i Personelit Jeton Koca si dhe zyrtar të lartë nga AKSP.
Fillimisht Drejtori Jashari i përshëndeti të pranishmit e më pas i informoi me punën, misioni dhe vizionin e Akademisë.
Gjatë këtij takimi ai foli edhe për trajnimet të cilat zhvillohen në Akademi nga agjencionet e sigurisë, për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian i cili ka bërë të mundur edhe hapjen e studimeve bachelor në AKSP, e më theks të veçantë Drejtori Jashari foli për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë.
Drejtori Jashari falënderoi KFOR-in italian për kontributin e dhënë në misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë e në veçanti për Akademinë, gjithashtu ai përmendi edhe ndihmën e ushtarëve Italian që kanë dhënë për personat me aftësi të kufizuara gjatë ditëve sa mbahet miniolimpiada në Akademi.
Ndërsa delegacioni nga KFOR-i italian u ndan të kënaqur me vizitën në Akademi , ku interesimi i tyre ishte lidhur me trajnimet, gradat e Policisë së Kosovës si dhe instruktorët të cilët ligjërojnë në Akademi.
Në fund delegacioni të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Akademisë vizituan edhe objektet përcjellëse, ku nga instruktorët u informuan lidhur me punën praktike që zhvillojnë pjesëtarët e sigurisë publike.