Tracy Whittington vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 18 shtator 2017- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi priti sot në takim drejtoreshën e sapoemëruar për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tracy Whittington e shoqëruar nga e Drita Pereziç Këshilltare e Lartë e menaxhmentit ekzekutiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga ICITAP, Drita Pereziç.
Gjatë vizitës Whittington u njoftua nga afër me historikun dhe zhvillimet në AKSP-së, të arriturat dhe sfidat e saj. Po ashtu gjatë qëndrimit në Akademi Whittington u njoftua edhe për kontributin dhe donacionet që Ambasada Amerikane i jap Akademisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të thellë për tërë kontributin, përkrahjen dhe ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për AKSP-në që nga themelimi i saj e deri më sot. Ndërsa Whittington u shpreh e kënaqur me zhvillimet e Akademisë. Ajo tha se AKSP edhe më tutje do ta ketë përkrahjen nga SHBA-të, përfshirë dhe INL-në.
Pas këtij takimi, delegacioni vizitoi pajisjen e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS) të dhuruar nga INL për AKSP-në në qershor të këtij viti.
.