Në Tiranë zhvillohet punëtoria për Përkrahjen e Akademisë për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programin profesional të agjencive të sigurisë publike
Tiranë, 14 shtator 2017 – Në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot filloi punëtoria e cila ka për qëllim përkrahjen e Akademisë për t'i zhvilluar trajnimet profesionale gjegjësisht Doracakun e Praktikes Profesionale për Sigurisë Publike.
Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE me mision në Kosovë Ake Roghe, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it Drita Perziç, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë të cilët janë edhe anëtarë të grupit punës për finalizimin e këtij drafti.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, në fjalimin e tij gjatë hapjes se punëtorisë, duke falënderuar të gjithë akterët të cilët janë të përfshirë në krijimin e moduleve sa me profesionale për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë, tha se Akademia do të vazhdojë të ofroje trajnime dhe arsim të lartë me standarde evropiane për të gjithë zbatuesit e ligjit. Smakiqi më këtë rast falënderoi OSBE-në për organizimin e kësaj punëtorie e cila është shumë e rëndësishme për Akademi.
Drejtori Smakiqi tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e punëve të saj siç janë akreditimi institucional i Akademisë për pesë vite, akreditimi tre vjeçar i programit studimor si dhe realizimi i trajnimeve të shumta për zyrtarët e sigurisë publike.
“Këtë vit kemi pasë disa çështje të rëndësishme akreditimin e institucionit të Akademisë për pesë vjet si dhe akreditimin tre vjeçar të programit studimor dhe tani jemi në përfundim të kompletimit të dokumenteve për të aplikuar për validimin e programeve profesionale“, u shpreh Smakiqi duke thënë se ky është një rrugëtim i përbashkët që të jemi sa më afër standardeve profesional që sot i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, përgëzoi drejtorin Smakiqi për punën e bërë deri me tani, ndërkohë që ka vlerësuar se Akademia është një shembull për bashkëpunim dhe përkushtim në punë.
Roghe vlerësoj se Akademia është institucioni kryesor më i rëndësishëm në Kosovë nga ky dalin zyrtarë të cilët kujdes për sigurinë e çdo qytetari në vend.
“Gjithçka varet nga ajo se si trajnohen dhe arsimohen zyrtarët e sigurisë, kjo i takon Akademisë, Akademia është një pikë shumë e rëndësishme për këtë, institucioni i juaj është i jashtëzakonshëm sepse nëse ju dështoni, atëherë dështojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publik, kështu që gjithçka varet nga trajnimi që ju ofroni', u shpreh Roghe duke vlerësuar se Akademia ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë shumë të mirë.
“Ju po e bëni një punë të mirë dhe natyrisht ju duhet të vazhdoni ta bëni këtë punë të mirë“, tha Roghe.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic duke falënderuar OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahje, u shpreh i kënaqur që është pjesë e punëtorisë ku bëhet fjalë për zhvillimin e fushës së arsimit dhe edukimit të zyrtarëve të sigurisë publike. “Është mirë ta përkrahim njëri tjetrin dhe të japim përvojat tona në lidhje mbi planet, idetë dhe programet e reja lidhur me trajnimet. Sa i përket kësaj punëtorie policia është e gatshme të kontribuoi për këtë program dhe të bashkëpunojë edhe me tutje“, tha Jankovic
Po ashtu edhe Këshilltarja e lartë e ICITAP-it Drita Perezic vlerësoi se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për vendin.
Pereziç u shpreh se ICITAP do të vazhdoj ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen si institucion për trajnimin dhe arsimimin e zyrtarëve të sigurisë në vend.
“ICITAP e përkrah Akademinë dhe do të vazhdojë të përkrah edhe në të ardhmen më disa ndryshime tjera siç është inicimi i procesit për akreditimin ndërkombëtarë të Akademisë. Akademia të jetë e para në regjion që do të ketë akreditim ndërkombëtarë më standarde të larta“, tha Pereziç
Punëtoria për ta përkrahur AKSP-në për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programet e aftësimit profesional të agjencive të sigurisë publike e mbështetur nga OSBE-ja do të zgjasë tri ditë.