Në Akademi u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues
Vushtrri, 13 shtator 2 017 – Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e gjashtë më radhë, ku u vlerësua se ky projekt është duke u realizuar më sukses.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte e projektit, Avni Gashi ekspert për Sigurimin e Cilësisë në Autoritetin Kombëtar të Koalifikimeve, Shpresa Muharremi përfaqësues e OSBE-së në Akademi, Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës dhe Bahri Pajaziti nga Agjencia e Menagjimit të Emergjencave.
Drejtori I Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai foli për proceset e tanishme të cilat po kalon Akademia si procesi i pranimit të studentëve, përgatitja e doracakut të intershipit, përgatitjet që do të mbahen lidhur me aplikimin e Akademisë në Autoritetin Kombëtarë të Kualifikimeve, për validimin e programeve profesionale etj.
Smakiqi po ashtu foli edhe për takimin që kishte me ministrin e ri të Punëve të Brendshme ku njëherit tha se e ka informuar për rrjedhat që janë aktuale në Akademi, duke e shprehur vullnetin tij për bashkëpunimin në realizimin e proceseve të rëndësishme të cilat e presin AKSP.
Drejtori Smakiqi po ashtu ka përmendur edhe akreditimin e Akademisë duke falënderuar të gjithë akteret e përfshirë në këtë proces mjaftë të rëndësishëm për agjencionet e sigurisë si dhe vet AKSP-në. Gjithashtu ai përmendi edhe vlerësimet pozitive që kanë dhënë ekspertët e akreditimit, ku falë punës dhe angazhimit të përbashkët kanë rekomanduar akreditimin e programit bachelor tre vjeçar dhe institucionin e Akademisë për pesë vite.
Smakiqi foli edhe për vizitën e tij në Finlandë e cila ka të bëjë më vazhdimin e bashkëpunimit me Akademinë Policore të Finlandës. Ai po ashtu tha presum një finalizim për marrëveshje bashkëpunimi edhe me Akademinë policore nga Maqedonia.
“Me iniciativën e Akademisë ne po shpresojmë vitin e ardhshëm do ta kemi përveç këtyre marrëveshje bilaterale të kemi edhe marrëveshje multilaterale me katër agjensionet , ne kemi propozuar dhe jemi në pritje të përfundimit të draftit të përbashkët të kësaj marrëveshje që të formojmë një bërthamë të përbashkët të akademive policore më synim të bashkëpunimin sidomos në fushën e trajnimeve të arsimit të lartë si dhe të hulumtimit”, tha Smakiqi.
Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak gjatë raportimit për ecurinë e projektit të binjakëzimit tha se në përgatitjen e programit bachelor është shënuar një arritje e madhe ku sipas saj kjo është një shembull i bashkëpunimit mes ekspertëve të projektit dhe stafit të Akademisë.
“Akademia është dukë shkuar në drejtim të arritjes së qëllimit për të qenë një agjension i njohur për hulumtimet dhe studimet e sigurisë publike në fushën e sigurisë publike”, tha Haak duke thënë se edhe në këtë tre mujor është arritur progres.
“Puna është në proces dhe ende vazhdon, të gjitha proceset kanë arritur në fund dhe jemi në fazën finale”, tha Haak.
Ndërsa, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera.
“Jam shumi i lumtur që dëgjoi disa herë mbi suksesin e arritur lidhur me akreditimin, dëshiroi t’ju përgëzojë të gjithëve për angazhim të përbashkët dhe me vjen mirë që ka rezultuar pozitivë”, tha Nievergelt duke thënë se çfarë do që ndodh për rreth kemi një institucion siç është Akademia i cili ka arritur nivelin e duhur për ti trajnuar njerëzit që punojnë në teren që ta kryejnë punë e tyre sa më mirë.
“Kemi një institucion të shkëlqyeshëm dhe si rezultat i kësaj do të kemi persona të trajnuar mirë”, u shpreh Nievergelt .
Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe ka përgëzuar Akademinë për suksesin e arritur njëherit ka vlerësuar se Akademia është duke ecur në realizimin e programeve më shpejtë se sa është planifikuar
“Ju bëni shumë punë të mirë, kemi kënaqësinë t’ju mbështesim juve”, tha Roghe. Roghe përmendi planifikimet që kanë për vitin a ardhshëm ku do të realizohen disa vizita studimore në akademitë policore në Suedi dhe Norvegji.
Ndërkaq, Ritva Vahakoski bëri prezantimin e raportit tre mujorit të projektit të binjakëzimit maj –korrik kur raportoi për ecurinë e komponentëve.
Kurse përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike vlerësuan se projekti i binjakëzimit duke thënë se është mjaftë i rëndësishëm për agjencionet e sigurisë. Po ashtu ata ofruan përkrahjen dhe bashkëpunim edhe me tutje.