Drejtori Smakiqi vizitë zyrtare në Finlandë

28.08.2017

Vushtrri, 25  gusht 2017 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi kanë vizituar Kolegjin Universitar të Policisë në Finlandë. Me ftesë të këtij kolegji delegacioni i Akademisë në krye me drejtorin Smakiqi gjatë qëndrimit  tri ditorë kanë zhvilluar  vizita studimore në Finlandë. 

Drejtori Smakiqi është pritur nga  Drejtori i KUPF (POLAMK)  Kimmo Himberg nga Krista Haak lidere e projektit nga shteti anëtar dhe Vesa Muttilainen udhëheqës i komponentës së tretë të projekti të binjakëzimit për AKSP-në projekt ky i cili ka për qëllimi përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite janë diskuar tema të cilat kanë të bëjnë më përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë, tema boshte kanë qenë shkëmbimi i përvojave, prezantimi dhe njohja me fushën e arsimit (edukimin) si dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit në Kolegjin Universitar të Policisë së Finlandës.

Gjatë takimi u diskutua për  të arriturat e projektit në fjalë  si dhe për aktivitetet e mëtutjeshme që planifikohen të zhvillohen në AKSP, në aspektin e zhvillimit të strategjisë së re në kuadër të së cilës është i përfshirë Kimmo Himberg në cilësi të ekspertit afatshkurtër.

Delegacioni nga Akademia u takuan edhe me  udhëheqësen e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në kuadër të Bordit Kombëtar të Policisë së Finlandës Satu Koivu,   Tiina Koivuniemi mësimdhënëse dhe menaxhere e trajnimeve për “Menaxhmentin e Lartë”, “Udhëheqësve të së ardhmes”,  Vesa Muttilainnen shef për hulumtim, me zyrtarë të tjerë si  Pasi Kemppainen, Marjo Ritala dhe Marika Puputti nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në POLAMK,  me drejtoreshën Paula Ihalainen si dhe me menaxheren në Universitetin e Tamperes e Teknologjisë (Edutech) Saila Leivo. 
 
Gjatë vizitës, përmes prezantimeve të ndryshme, delegacioni i AKSP-së u njoftua me për së afërmi me proceset e ndryshme zhvillimore në POLAMK siç janë procesi i selektimit dhe rekrutimit të policëve, roli dhe rëndësia e pavarësisë së POLAMK, në këtë proces si institucion i vetëm i arsimit për policinë e Finlandës, arsimin e lartë dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit, risitë dhe implementimi i tyre në sistemin arsimor posdiplomik në POLAMK për policinë e Finlandës , bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mundësitë e reja të institucioneve tona për bashkëpunim në të ardhmen. 

Me këtë rast delegacioni nga AKSP-ja kanë vizituar edhe Universitetin e Tamperes të Teknologjisë me të cilin POLAMK kishte bashkëpunim të mirë ku u prezantua puna dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve për menaxhmentin e lartë për udhëheqës potencial për policinë e Finlandës.
 
Vlen të theksohet se përvojat e shumta prej ekspertëve nga KUPF (POLAMK) kanë qenë dhe janë pjesë e kontributit në projektin e parë si dhe në projektin e dytë të binjakëzimit,  përmes së cilëve ka përfituar dhe përfiton Akademia.

Delegacioni i AKSP-së pati rastin të takohet edhe me ekspertët e projektit të parë të binjakëzimit,  ish liderin e projektit Antti Hȁikiö dhe ish këshilltarin rezident Risto Honkonen.