Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion nga Policia e Republikës së Turqisë

15.08.2017

Vushtrri, 15 gusht 2017 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),sot e vizitoi një delegacion nga nga Policia e Republikës së Turqisë  të udhëhequr nga  Barish Uyansoy Drejtor i Departamentit për trajnime dhe menaxhim.

 

Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga shefi I zyrës së TIKA-s në Prishtinë Hasan Burak si dhe zv/shefi  i zyrës së TIKA-së znj. Fulya Aslan.

 

Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin  për procese të rëndësishme të Akademisë, për hapjen e Fakultetit të Sigurisë, projektin e binjakëzimit  IPA II-  të financuar nga Bashkimi Evropian, bashkëpunimin ndërkombëtarë  e në veçanti  foli për  bashkëpunimin me Policinë e Republikës së Turqisë  ku kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm  në trajnimin e pjesëtarëve  të  Policisë së Kosovës.

 

Me këtë rast drejtori Smakiqi ka falënderuar delegacionin  nga Turqia  për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë  në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të sigurisë, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ofruar ndihmë Akademisë edhe në të ardhmen.

 

Delegacioni nga Policia e Republikës së Turqisë  e inkurajuan drejtorin Smakiqi për të arriturat, po ashtu ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.

 

Në fund delegacioni së bashku me menaxhmentin e Akademisë vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.