Një delegacion nga Universitetit Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 11 korrik 2017 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacion nga Universitetit Policor Gjerman i kryesuar nga zëvendës presidenti i këtij universiteti Matthias Zeiser, udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Lars Wagner si dhe nga drejtori i Departamentit të Kriminalistikës Thomas Schulte. Qëllimi i vizitës ishte në kuadër të bashkëpunimit që Akademia ka me Universitetin Policor Gjerman sa i përket hapjes së programit master. Në këtë takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës Agron Rukiqi si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë
Delegacioni gjerman gjatë kësaj vizite shprehen interesimin e tyre rreth Fakultetit të Sigurisë Publike konkretisht rreth mundësisë se krijimit të studimeve master si dhe rreth trajnimeve që zhvillohen në Akademi.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes Fakultetit të Sigurisë Publike në fushat akademike, për shkëmbimin e përvojave mes këtyre dy institucioneve.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi. duke iu dëshiruar mirëseardhje delegacionit, vlerësoj se kjo vizitë do të kontribuoj në forcimin e lidhjeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Universitetit Policor Gjerman dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë takimit Smakiqi i ka informuar delegacionin për aktivitetet që zhvillohen në Akademi, si dhe për ecurinë e Projektit të Binjakëzimit.
Tutje Smakiqi para delegacionit ka folur edhe rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia më akademitë policore evropiane si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së punës më CEPOL-in.
Ndërsa Matthias Zeiser zëvendës President i Universitetit Policor Gjerman duke falënderuar të pranishmit ai shprehu qëndrimin e bashkëpunimit me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike duke ofruar përkrahjen e pa rezervë në ndarjen e eksperiencave në programin e studimeve master. Gjithashtu ai theksoi se ndihet i lumtur për këtë bashkëpunim që do ta kenë me AKSP-në në të ardhmen.
Para të pranishmëve Zeiser bëri edhe një prezantim rreth funksionimit të Universitetit Policor Gjerman si dhe rreth zhvillimit të politikave brenda këtij institucioni arsimor.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë publike Bejtush Gashi informoi delegacionin me programin e studimeve bachelor në Akademi si dhe mënyrën e studimeve. Gjithashtu ai foli edhe për sfidat të cilat do ta presin në të ardhmen FSP.
Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës Agron Rukiqi tha se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Gjermanisë, ndërkohë që shfaqi shpresën që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
“Për neve është shembull i mirë që si model të merret një universitet policor gjerman i cili plotëson standardet evropiane për të cilët ne po mendojmë që në të ardhmen të jem pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Rukiqi.