U mbajti takimi i radhës i Bordit të Akademisë
Vushtrri , 19 qershor 2017 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti sot takimin e nëntëmbëdhjetë të tij.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herët është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, përfaqësuesi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës Burim Buleshkaj, përfaqësuesi nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Miran Demiraj, Udhëheqësi i Programit të ICITAP-it për Kosovë Zonja Kimberley Riffe, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Programi i Menaxhimit të Lartë dhe Menaxhimit Ekzekutiv – Znj. Drita Perezic, Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Znj. Ritva Vähäkoski si dhe Këshilltarja e lart e OSBE-së Zonja Shpresa Muharremi.
Në rendë dite të takimit të Bordit të Akademisë ishte përcaktimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2017-2018, në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi. Pas diskutimeve dhe harmonizimit të nevojave të agjencive për vende të studentëve në vitin akademik 2017/2018, Bordi mori vendim për ndarjen e 65 vendeve për student si vijon: Policia e Kosovës 26 studentë; Dogana e Kosovës 5 studentë; Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave 11 studentë; Shërbimi Korrektues i Kosovës 20 studentë; Shërbimi Sprovues i Kosovës 1 studentë, dhe Inspektorati Policor i Kosovës 2 studentë.
Në këtë takim u diskutua edhe çështja e përcaktimit të standardeve minimale për pranimin dhe regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike. Anëtarët e bordit diskutuan rreth ndryshimit të politikave për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike nga agjencitë e tyre duke propozuar modalitetet e mundshme rreth përcaktimit të standardeve minimale për pranimin dhe regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.
Ndërlidhja e procesit të përfundimit të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike me interesat e Agjencive si dhe investimin të cilin e bënë Institucioni në këtë proces kishte me qenë mirë të jetë si standard minimal “Rikthimi i Investimeve”
Pas diskutimeve dhe propozimeve bordi vendosi që pranimi i studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2017/18 ta përcjell kontrata shtesë e studentit me Agjencionin përkatës për kthimin e investimeve ku i njëjti obligohet të qëndrojë 6 vite në Agjencionin përkatës pas përfundimit të studimeve.
Po ashtu gjatë këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi i njoftoi anëtarët e Bordit për disa aktivitete mjaft të suksesshme të Akademisë të muajve të fundit;
Më datën 2 Qershor 2017 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është anëtarësuar në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes. Me ftesë të këtij Asociacioni, Akademia ka marr pjesë në konferencës vjetore të këtij Asociacioni të mbajtur në Berlin.
Në konferencën kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 vendeve evropiane të cilat njëzëri votuan për anëtarësimin e Akademisë në këtë Asociacion.
Nga ky vit po ashtu Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është anëtare e CEPOL-it Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime dhe Zbatim të Ligjit (CEPOL), duke nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit gjegjësisht marrëveshje pune me këtë organizatë. Siç dihet CEPOL është organizatë e trajnimit të policive të Bashkimit Evropian, së fundmi edhe e organizatave tjera të zbatimit të ligjit.
Akademia ka marr pjesë në Konferenca Vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me këtë rast ka marr përkrahje në fushën e krijimit të skenarëve të trajnimeve të ndryshme bazuar në analizën e nevojave për trajnime si dhe gatishmëria e IADLEST, të Akreditoi Akademinë si Institucion i Trajnimit dhe Arsimit të Lartë. Akreditimi i Akademisë nga IADLEST, do të shtonte reputacionin e Akademisë ( të akredituar nga Institucionet e pavarura të Kosovës) si institucion trajnues dhe arsimor për zbatuesit e ligjit.
Kurse sa i përket procesit të akreditimit institucional dhe të programit studimor bachelor “Siguria Publike” në AKSP, Drejtorin Smakiqi i njoftoi anëtarët e Bordit për vizitën e Ekipit të Ekspertëve Vlerësues të caktuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditimi (AKK), të cilët qëndruan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me qëllim të mbledhjes së informacioneve në teren për Ri-akreditimin e Programit Studimor Bacheror të Sigurisë Publike dhe Akreditimin Institucional të Akademisë.
Më datën 30.05.2017 Akademia ka pranuar Draft Raport Vlerësimi me pyetjet dhe rekomandimet specifike në të cilat tan më është përgjigjur Akademia. Drejtori Smakiqi citon një paragraf të këtij Draft Raporti i cili ka të bëjë me vlerësimin e lartë të Akademisë, gjegjësisht dokumentacionin dhe RVV e ofruar për vlerësim, ku thuhet: “Në këtë kontekst, autorët falënderojnë stafin e AKSP-së, dhe në veçanti Drejtorin e Përgjithshëm të saj, z. Ismail Smakiqi, për përgatitjen dhe prezantimin e plotë të RVV-së dhe shtojcave të tij, të cilët tejkaluan shumë RVV-të e tjera të deritanishme në Kosovë dhe me të vërtetë mund të japin model për shumicën dërrmuese të institucioneve të tjera të arsimit terciar”.