Pjesëmarrësit e konferencës rajonale për trajnimet e specializuara të policisë vizituan Akademinë

16.06.2017


Vushtrri , 13 qershor  2017 –Akademinë  e  Kosovës  për  Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoj një delegacion i zyrtarëve  policor nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia, të cilët janë pjesëmarrës në konferencën rajonale për trajnime të specializuara të policisë,  qëllimi i secilës është ngritja e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe shkëmbimi i përvojave më të mira të menaxhimit të trajnimeve të specializuara policore nga vendet pjesëmarrëse.  


Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi  i cili e njoftoj  për veprimtarinë e Akademisë  që nga themelimi e deri më sot.


Drejtori Smakiqi  foli edhe për zhvillimet e fundit në Akademi që ka të bëjë me procesin e ri-akreditimit si dhe për  ofrimin e trajnimeve  që bën Akademia për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.



Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që Akademia ka më  institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.


“Akademia ka bashkëpunim me  Malin e Zi, me Shqipërinë e shumë shpejtë pritet të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi edhe me Maqedoninë dhe vende të tjera”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia  do të vazhdojë që të jetë institucion  kryesor për trajnimin dhe aftësimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.


“Falënderoi partnerin e përhershëm të Akademisë,  ICITAP-in i cili na përkrah vazhdimisht që ne të ndërtojmë institucione sa më të besueshme për qytetarët”, tha Smakiqi. 


Po ashtu Smakiqi ka veçuar edhe hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, si dhe  mundësinë e hapjes së programit master në një të ardhme shumë të afërt.  


Ndërkaq Dave Harvey nga asociacioni IADLEST  duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen e bërë, tha se Akademia është shembull për të mirë për punën që e bënë si dhe për ofrimin e trajnimeve shumë profesionale.


 “Puna që bëhet këtu është shumë impresionuse dhe  duhet të ju marrim shembull juve për atë se sa jeni fokusuar  në lidership, ju përgëzoj”, tha Harvey.   


Ndryshe konferenca e organizuar nga Policia e Kosovës dhe e mbështetur nga ICITAP-i do të zgjasë tri ditë.