Në Akademi u mbajt konferenca e parë shkencore Sfidat e sigurisë në Kosovë
Vushtrri, 29 maj 2017 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e parë shkencore me temën Sfidat e sigurisë në Kosovë, ku qëllimi i saj ishte që përfaqësuesit e organizatave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Kosovë të debatojnë si dhe të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme rreth çështjes së sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Në këtë konferencë ku u debatua për temat që kanë të bëjnë për çështje të sigurisë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, prof.dr.Ass. Bejtush Gashi, dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, Drita Pereziç përfaqësuese nga ICTAP-i, Xhon Fisher profesor dr në Universitetin e Valles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorisë së Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj, përfaqësuesit e Agjencioneve të Sigurisë Publike, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare profesor dhe studentë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në hapjen e kësaj konference tha se sfida e sigurisë është preokupimi kryesor i një vendi.
Preokupimi i njerëzimit për sigurinë nuk është preokupim i sotëm, është padyshim i vjetër po sa veprimet elementare ekzistencialiste të njerëzimit, gjegjësisht preokupimi për siguri, pikërisht për shkak të vjetërsisë, pothuaj se është ndjesi e instinktit. Andaj sfida e sigurisë sot në botë është pothuajse preokupim ekzistencialistë, sidomos sot kur bota po përballet me preokupime të cilat shpesh duken se e sjellin globin buzë greminës, u shpreh Smakiqi.
Smakiqi tha se kujdesi ndaj ambientit; zhvillimi ekonomik dhe balancimet sociale ose respektimi i diversiteteve, duhet të jenë fokuset e njerëzimit në aksione për mirëqenie globale.
Sfidat e sigurisë të cilat sot frekuentojnë në regjione të ndryshme janë të njëjta dhe ato janë; ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, trafikimet e ndryshme, shpëlarja e parave etj, u shpreh Smakiqi duke thënë se edhe Kosova si pjesë e globit është vend i sfidave të sigurisë të ngjashme me botën e sidomos me regjionin.
Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, duke falënderuar pjesëmarrësit në këtë konferencë, tha se organizimi i saj është i rëndësishëm për Kosovën. Gashi tha se gjatë konferencës do të debatohet për problemet më të cilat po ballafaqohen institucionet konkretisht zbatuesit e ligjit në procesin e ndërtimit të shtetit.
Kosova ka mundësinë historike të ndërtojë një shtet modern dhe shembull në rajonin tonë, ku shtetasi i saj pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare ta ndjejnë vetën të barabartë, ku familjet të jenë të garantuara që të ndërtojnë të ardhmen e tyre sipas kontributeve të barabarta ku shpresa për të ardhmen të bëhet më e madhe se frika nga e kaluara. Vuajtjet e shumta të popullit tonë sigurish se do të jenë një shtysë për të punuar edhe më teje për të siguruara të ardhmen e një Kosovë shumë etnike, tha Gashi.
Gashi tha se siguria është element kyç në sistemin shtetëror, siguria siç tha ai është një nga shtyllat kryesore prej të cilës varet mirëqenia e përgjithshëm e shtetit të ri.
Kosova ka potencial institucional dhe intelektual të cilët mund të ofrojnë zgjidhje për situatat e krizave, ndërsa përmes zhvillimit të bashkëpunimit dhe integrimit ajo do të rrit kapacitetet e veta, u shpreh Gashi.
Përfaqësuesja e ICITAP-it, Drita Pereziç duke folur për mbështetjen që ICITAP ua bënë institucioneve të Sigurisë Publike në Kosovës, përgëzoj Akademinë për organizimin e kësaj konference, njëherë ka premtuar mbështetje edhe më tutje.
Kurse profesor. Dr Xhon Fisher gjatë fjalimit të tij duke falënderuar Akademinë për mikpritje tha se Amerika ka një miqësi shumë të mirë me Kosovën dhe kjo miqësi do të vazhdojë edhe me tutje. Ai duke folur rreth çështjes së sigurisë tha se organizimi i konferencës është një hap i vogël, por siç tha ia e ka një kuptim të madh për çështjen e sigurisë.
Kosova është një shtet i ri dhe shtetet e reja gjithmonë kanë çështjen e sigurisë dhe kjo është shumë mirë që po diskutohet këtu. Kosova është e rrethuar më gjashtë vendet dhe siguria e saj është shumë e rëndësishme për vendet e regjionit, jo vetëm për vend ndodhjen e saj, po ka një rëndësi të veçantë për popullatën shqiptare, tha Fisher.
Profesor. Dr. Jonuz Abdullai në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen në këtë konferencë.
jam i lumtur që jam këtu sot që së bashku më juve të ndaj përvojat e mija. Erdhi koha që së bashku të kontribuojmë në ndërtimin e institucioneve shtetërore e në veçanti duke i shtuar vëmendje çështjes së sigurisë, tha Prof.Dr. Abdullai.
Edhe përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë vlerësuan se Kosova si shtet i ri nuk mund të jetë pa sfida rreth çështjes se sigurisë. Ata vlerësuan së organizimi i konferencës me temën Sfidat e sigurisë në Kosovë, është një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për vendin.
Gjatë konferencës u diskutuan temat si Kërcënimet Hibride Sfidë Globale e Kohërave Moderne,nga prof.Dr. Bejtush Gashi dhe Mr.Sc.Ejup Maqedonci, Kriza politike në Maqedoni dhe ndikimi i saj në sigurinë dhe stabilitetin në rajon, prof. dr. Jonuz Abdullai Uejl dhe Hasan Asani, prof. dr. John R. Ficher dhe Muhaedin Bela A Policy Analysis Frameëork to Study the Impacts of the Migrant Problem in the Balkans, the European Union, and the United States etj.