Përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës

18.05.2017Vushtrri, 18 maj 2017 –  Pas një trajnimi dhjet javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.

 
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë  Ambasadori i Ambasadës Amerikane në Prishtinë Greg Delawie , zv/ministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Bahri Berisha, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha, drejtori i Qendrës për Siguri Publike i Universitetit Northwestern David Bradford, menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Bill Bochter  si dhe përfaqësues të Universitetit “Northwestern”.
 

Në këtë trajnim kanë marr pjesë 39 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Forca e Sigurisë së Kosovës, Inspektorati Policor si dhe Dogana e Kosovës.


Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike. Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues në këtë trajnim ishin profesor nga Universiteti Northwestern.
 

Në fund u shpërndan certifikata dhe mirënjohje për pjesëmarrësit e trajnimit, ku njëherit  Drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme  pranë Akademisë z. Rrahim Rexha iu nda çmimi për suksesin, besueshmërinë në pozitën e lidershipit  në zbatimin e ligjit.
 

Akademia edhe kësaj here ka qen nikoqire e mbajtjes së trajnimit Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.