Ekipi i Ekspertëve Verësues vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 12 maj 2017 Ekipi i Ekspertëve Vlerësues të caktuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditimi (AKK), sot qëndruan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me qëllim të mbledhjes së informacioneve në teren për Ri-akreditimin e Programit Studimor Bacheror të Sigurisë Publike dhe Akreditimin Institucional të Akademisë
Ekipi i Ekspertëve ishte në përbërje të, Prof. Dr. Reinhard Meyers, Universiteti i Muensternit (DE), Prof. Dr. Hans-Joachim Giessmann, Universiteti i Hamburgut (DE) dhe Ms. Rebecca Maxwell Stuart, Unioni i Studentëve të Evropës, si dhe Fisnik Gashi, zyrtar për Vlerësim dhe Monitorim nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
Agjenda e ekipit të ekspertëve ka përfshi takime me menaxhmentin e AKSP-së me temat; deklarata e misionit, organizimi dhe menaxhimi, personeli, financa, plani zhvillimor, menaxhimi i cilësisë, ndërkombëtarizimi;
Takim me personat përgjegjës për programin studimor me temat; kurrikula, mësimdhënia, hulumtimi dhe rekomandimet; takimi me stafin akademik dhe takimi me studentët.
Ekipi i ekspertëve në kuadër të akreditimit të institucionit vizitoi edhe hapësirat e AKSP-së.