Një delegacion nga Universiteti James Medison vizitoj Akademinë
Vushtrri, 9 Maj 2017 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot një delegacion nga Universiteti James Medison i Virgjinias, të kryesuar nga Michael Stoloff i cili është dekan dhe profesor në këtë universitet.
Delegacioni ishte i përbërë edhe nga Joanne Brewster, profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin James Madison, Drita Kadriu, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit në Kosovë, Myrvete Badivuku, Prorektore për Buxhet dhe Financa në Universitetin Hasan Prishtina, si dhe ish ministri Ahmet Shala.
Gjatë këtij takimi ku u bisedua për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin për gjitha aktivitet, trajnimet dhe projektet që janë realizuar si dhe për ecurinë e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Po ashtu delegacioni në fjalë u njoftua edhe për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe për bashkëpunimin e tyre që kanë me fakultetet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
Më këtë rast drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universietit James Medison .
Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit James Madison, Michael Stoloff duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen shprehi gatishmërinë e tij për ofrimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në arsimin e lartë.
Edhe drejtoresha Drita Kadriu dhe ish ministri Ahmet Shala shpreh gatishmërinë e tyre për të lehtësuar dhe përkrahur bashkëpunimin ndërmjet AKSP-së dhe Universiteti James Medison.