Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën e gjashtë të INTERPA-së
Vushtrri, 03 prill 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) z.Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë z.Avni Istrefi, mori pjesë në konferencën e gjashtë të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore INTERPA, e cila u mbajt në Republikën e Qipros Veriore, në qytetin Kyrenia.
Në këtë konferencë e cila mbahet për çdo vit, morën pjesë 70 përfaqësues të 26 institucioneve anëtare nga 23 vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare si Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe të Policisë Kombëtare të ASEAN (ASEANAPOL).
Tema kryesore e konferencës ishte "Çështja e drogës dhe qasjeve të reja në trajnimin policor në luftimin narkotik".
Konferenca u organizua në gjashtë sesione në të cilat u trajtuan tema boshte, siç janë: Roli dhe rëndësia e trajnimit policor në luftimin e drogave, Roli i shoqërisë civile dhe rrjeteve sociale në luftimin e drogave, Trajnim mbi luftën kundër drogës, Trajnimi i policisë në parandalimin e rreziqeve dhe kërcënimeve, Rehabilitimi dhe ri integrimi i të varurve nga droga, Bashkëpunimi ndërkombëtar për trajnime në luftimin e drogave.
Gjatë konferencës u mbajtën takimi i Bordi Ekzekutiv si dhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.
Me pjesëmarrje të reja, INTERPA arritur 67 institucionet anëtare nga 52 vende të ndryshme. Në fund gjatë konferencës u aprovua Deklarata Përfundimtare e Konferencës.
Udhëheqësit e delegacioneve të Akademive Policore dhe Institucioneve trajnuese të sigurisë publike, në ditën e dytë u pritën nga presidenti i Republikës së Qipros Veriore z.Mustafa Akıncı si dhe kryetarja e Parlamentit znj.Sibel Siber.