Komiteti Drejtues mbajti takimin e tij të radhës
Vushtrri, 17 mars 2017 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i katër i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë, ku gjatë prezantimit të raportit të pranishmit vlerësuan se është shënuar progres në realizimin e këtij projekti.
Të pranishëm në këtë takim përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, z.Ismail Smakiqi, morën pjesën edhe z.Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit znj. Krista Haak, z.Laur Tabur ekspertë i projektit, znj.Ritva Vahakoski, znj.Shpresa Muharremi dhe znj.Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja, z. Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, z.Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, z.Xhavit Fetahaj nga Inspektorati Policor i Kosovës, znj.Tefta Bytyqi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë zSmakiqi përshëndeti të pranishmit në takim duke u shprehur i lumtur me punën e të gjithë akterëve të përfshirë në projektin e binjakëzimit, Mbështetja e mëtutjeshme e arsimimit në sigurinë publike në Kosovë, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.
Drejtori Smakiqi falënderoi edhe Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe për prezencën në këtë tryezë, duke thënë se të gjitha këto suksese që i ka arritur Akademia që nga themelimi e deri më sot ka pasur përkrahjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtar.
Po ashtu z.Smakiqi foli edhe për takimin e Bordit të Akademisë të mbajtur gjatë kësaj jave duke vënë në pah edhe miratimin e korrikulave, planprogrameve profesionale për gjashtë agjencionet e sigurisë publike.
Në fazën të cilën po kalon Akademia po bëhet një punë e jashtëzakonshme, jemi para proceseve shume të rëndësishme në interes të të gjitha agjencive të sigurisë. Kemi bërë një punë të madhe në hartimin dhe rishikimin e korrikulave në bashkëpunim me ekspertet e projektit të binjakëzimit, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë, profesorët, etj, tha Smakiqi.
Ndërkaq përfaqësuesi nga Zyra e Bashkimit Evropian z.Rafael Nievergelt, duke u shprehur i kënaqur me punën e Akademisë vlerësoj se Projekti i Binjakëzimit është duke u realizuar me sukses.
"E di që çdo fazë e projektit i ka sfidat e veta, edhe pse nuk e keni ende programin master, ju veç e keni eksperiencën e masterit me ballafaqimin me sfidat në këtë projekt, u shpreh z.Nievergelt duke premtuar se Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë ta përkrah projektin e binjakëzimit edhe me tutje.
Jam shumë i lumtur se progresi për zhvillim dhe hulumtim po vazhdon, janë realizuar edhe vizita studimore dhe kjo është një bazë e fortë për Akademinë. Kjo është një gjë e rëndësishme për juve nëse doni të keni partnerë në të ardhmen në fushën e hulumtimit në nivelin ndërkombëtar dhe i ndihmon institucionit të vazhdojë me tutje, tha z.Nievergelt duke u vlerësuar se procesi i ri-akreditimit është shumë i rëndësishëm.
Gjëja më e rëndësishme është se e kemi fazën e ri-akreditimit dhe besoj që do të shkoj gjithçka në rregull, jam pozitiv që do të vazhdojmë tutje, dhe jam i bindur që edhe akreditimi do të kaloj me suksese. BE- ja është këtu që ta përkrah Kosovën dhe Akademinë Kosovës për Siguri Publike, u shpreh z.Nievergelt. Duke e përshëndetur drejtorin Smakiqi ai vlerësoi se Akademia po bënë një punë shumë të madhe dhe po bëhet çdo ditë e më shumë institucion i pavarur dhe ky është qëllimi që e kemi.
Edhe drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe vlerësoi se Akademia po bënë një punë të madhe dhe të rëndësishme për vendin siç janë trajnimet për pjesëtarët e sigurisë publike.
Ne presim shumë gjëra në mënyrë që mund të përballemi më të gjitha sfidat nga pikëpamja e sigurisë dhe patjetër që në fund gjithçka varet nga trajnimi. Është lehtë që të themelohet një farë lloj Akademie, mirëpo jo gjithkush mund ta mbaj në nivel të mirë si dhe ti përballoj sfidat e reja që dalin për çdo ditë. E përshëndes drejtorin Smakiqi dhe ekipin e tij të cilët janë duke e mbajtur Akademinë në këtë nivel të duhur. Unë jam vërtetë i impresionuar dhe kam nderin që OSBE-ja të punojë më Akademinë, me EU dhe Agjensionet e Sigurisë Publike, u shpreh z.Roghe duke thënë se zhvillimi i korrikulave është një hap shumë i madh për Akademinë përpara një hap krucial.
Nderasa znj.Krista Haak udhëheqëse e Projektit të Binjakëzimit tha se gjatë rrugëtimit si në çdo projekt edhe në këtë ka sfida, por vlerësoj se gjysma e misionit është përfunduar.
Janë kompletuar korrikulat dhe mësimënxënja është arritur, raporti i vetëvlerësimit për ri-akreditimin për programin bachellor është finalizuar. Të gjithë së bashku 24 ekspertët që kanë ardhur për ta përkrahur AKSP-në nga fillimi i projektit kanë pruar një ekspertizë shumë të mirë këtu. Jam shumë e lumtur për punën e suksesshme, por jam shumë ma e lumtur për zyrtarët e AKSP-së dhe Akademinë si institucione që para 5 vite nëse krahasohet është ndryshim shumë i madh. Bazuar në opinionin tim Akademia nuk varet vetëm nga ndihma e jashtme, zyrtarët në AKSP kanë shumë vetëbesim dhe janë shumë të gatshëm për ta bërë punën e tyre, tha znj.Haak.
Ajo tha se suksesi i projektit qëndron në tri shtylla kryesore se pari siç tha znj.Haak ekspertët kanë qenë të përkushtuar, e dyta është motivimi dhe vizioni i qartë nga punonjësit e Akademisë dhe e treta është kontributi i agjencioneve.
Kurse z.Avni Gashi ud/drejtor në Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit e përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani. Autoriteti do të jetë i gatshëm për bashkëpunim për proceset të cilat i kemi përpara. Shpresoj se në bashkëpunim me palët e interesit brenda Akademisë do tia dilni ti zgjidhni problemet, tha Gashi.
Eksperti i Projektit të Binjakëzimit, Lauri Tabur u shpreh i kënaqur që Agjencit e Sigurisë Publike kanë kontribuar në hartimin e trajnimeve vokacionale, sepse zhvillimi i këtyre gjerave sipas tij nuk është përgjegjësi vetëm e drejtorit Smakiqi, por kjo është përgjegjësi e përbashkët.
Akademia është njëri ndër institucionet më të rëndësishme sa i përket trajnimeve sepse ofron trajnime për numrin më të madh të punonjësve të sigurisë publike, pasi që institucionet e sigurisë publike janë punëdhënësit më të mëdhenj në shërbim të sigurisë, ndërsa pas dy viteve AKSP do të jetë ofruesi më i madh i trajnimeve për numrin më të madh punonjësve, tha z.Tabur.
Gjatë këtij takimi të Komitetit Drejtues të Projektit znj.Ritva Vahakoski prezantoi raportin e përkohshëm të ̢çerekut të katër të binjakëzimit, raport i cili u vlerësua i suksesshëm nga të pranishmit.
Ndërsa përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike prezantuan qëndrimet rreth korrikulave dhe shprehen gatishmërinë për bashkëpunimit më Akademinë edhe në të ardhmen, duke vlerësuar lartë edhe aprovimin e këtyre korrikulave nga Bordi i Akademisë. Ata vlerësuan lartë hartimin dhe rishikimin e korrikulave vokacionale të cilat janë bërë në bashkëpunim më të gjithë akterët e përfshirë në projekt.