U dorëzua raporti i Studimit të Fizibilitetit lidhur me studimet pas universitare në Akademi
Vushtrri, 17 mars 2017- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u dorëzua Raporti i Fizibilitetit lidhur me themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë.
Ky raport u dorëzua nga Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, (OSBE) në Republikën e Kosovës.
Drejtori Smakiqi tha se ky moment i dorëzimit të këtij raporti nga z,Roghe është mjaftë më rëndësi për Akademinë. Ky material lidhur me Raportin e Fizibilitetit për themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë është punë e përbashkët edhe me agjencionet e sigurisë dhe akterë tjerë. Unë besojë që ky raport ka përfshirë një program unikal në fushën e sigurisë publike në programin master dhe sot kjo po bëhet realitet që ne kemi para vetes një raport i cili do të jap mundësinë krijimit të këtijë programi, tha Drejtori Smakiqi.
Ndërsa Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri u shpreh i kënaqur me dorëzimin e raportit në programin master duke shprehur qëndrimin e tij se OSBE-ja edhe më tutje do ta përkrah Akademinë në realizimin e këtij programi mjaft të rëndësishëm për Akademinë e në veçanti për institucionet e sigurisë publike.