Përfundoi trajnim Komandat Operacionale për gratë police në pozita të larta
Vushtrri, 17 mars 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi Komandant Operacional për gratë në pozita të larta në Policinë e Kosovës. Trajnimi i cili është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Grave Police ka për qellim fuqizimin e gruas në pozita të larta operacionale në stacionet policore
Në ceremoninë e çertifikimit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, znj. Shpresa Muharremi dhe znj.Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Të pranishmit në këtë ceremoni vlerësuan se fuqizimi i gruas police është i rëndësishëm për Kosovën.
Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, tha që është i lumtur që OSBE-ja po përkrah fuqizimin e grave police në Kosovë. Roghe tha se trajnimi në fjalë është faza e dytë, është vazhdim i trajnimit që është mbajtur në korrik të vitit të kaluar.
Ndërsa ne jemi në përgatitjen e fazës së tretë që gratë police të kenë mundësi ti vizitojnë stacionet policore të vendeve të rajonit më qëllim që ti ngritin aftësitë e tyre profesionale dhe të familjarizohen me punën praktike të tyre, tha z.Roghe.
Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe mundësin e mbajtjes së këtij trajnimi për herë të parë në Akademi.
Ju më gradën e juaj si dhe aftësimin në këtë trajnim po tregoni që jeni menaxhere të suksesshme në punën e juaj në Policinë e Kosovës dhe kjo na bënë krenar të gjithëve, tha Smakiqi.
Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, u shpreh e lumtur qe është pjesë e Policisë se Kosovës, nderkaq kërkoi nga pjesëmarrset e këtij trajnim që aftësitë e fituar në këtë trajnim t'i praktikojnë në vendet e tyre të punës. Ajo iu uroj suksese në punë të gjitha femrave police.
Ligjëruese në këtë trajnim ishte znj. Jane Townsley nga Force Internacional eksperte ndërkombëtare në segmentin e sigurisë.
Trajnimi ka zgjatur pesë ditë dhe pjesëmarrëse në këtë trajnim kanë qenë trembëdhjetë eprore të PK- së, nga të gjitha drejtoritë rajonale dhe grupet etnike, të përzgjedhura nga moduli i parë i trajnimit në fjalë i cili është mbajtur në muajin korrik të vitit të kaluar në DPP-Prishtinë.