Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

13.03.2017


Vushtrri, 13 mars 2017 -  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP) mbajti sot  takimin e tij të radhës gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me objektivat e përbashkëta të Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.


Në takimin e tetëmbëdhjete anëtarët e Bordit të AKSP-së  zgjodhën Kryesuesin e ri të Bordit z.Bajram Bujupin i cili është edhe  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Sprovues.


“Faleminderit për besimin e dhënë. Deri më tani kemi bërë  një punë të jashtëzakonshme me gjithë kolegët dhe besoj që edhe në të ardhmen do të kontribuojmë se bashku  që të gjitha projektet që janë të rëndësishme për Akademinë  të na shkojnë ashtu si duhet”, u shpreh Bujupi.


Po ashtu Drejtori Përgjithshëm i  Doganave të Kosovë z. Bahri Berisha, i cili për herë të parë merr pjesë në Bordin e Akademisë shprehi falënderimin dhe gatishmërinë të kontribuoi në objektivat e përbashkëta të Bordit gjegjësisht Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.


Pika më e rëndësishme e Bordit të AKSP-së sot ishte aprovimi i “Kurrikulave Profesionale (Vokacionale)” të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike. Pas prezantimit të përgjithshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës të Sigurisë Publike z. Ismail Smakiqi, Programet Profesionale u bënë nga Udhëheqësit e Grupeve Punuese e Agjencive veç e veç.


“Pas një pune më shumë se një vjeçare të përbashkët në Projektin e Binjakëzimit, në procesin e validimit të kurrikulave profesionale (vokacionale) për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike, sot me aprovimin e kësaj pako po krijojmë kushtin për aplikim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve për validimin e kurrikulave profesionale (Vokacionale) të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike”, tha Drejtori Smakiqi.


Bordi njëzëri aprovoi kurrikulat profesionale (Vokacionale),  Listat e Instruktorëve  dhe Listat e pajisjeve të cilat janë të nevojshme për implementimin e kurrikulave profesionale për këto profesione: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovuesm dhe Zyrtar Doganor.


Po ashtu përveç tjerash në takim u shqyrtua  edhe plani vjetor i punës së Bordit të Akademisë për vitin 2017, kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para bordit të Akademisë ka paraqitur Raportin Vjetor  për punën që është bërë në Akademi gjatë vitit 2016.


Gjatë shpalosjes të arritjeve të Akademisë Drejtori Smakiqi veçoi: Organizimi i gjithsej  110 trajnimeve me 2613 vijues gjegjësisht 34757 vijues sipas ditëve; Fillimi i projektit të ri të Binjakëzimit, “Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekt ky i financuar nga BE-ja kuadër të IPA II, Programi vjetor për Kosovën; Rishikimi i kurikulës Bachelor dhe Aplikimi për Akreditimin Institucional dhe Ri-akreditimin e programit studimor; Pranimi i draft marrëveshjes së bashkëpunimit mes AKSP-së dhe CEPOL -it; Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Akademinë Policore të Malit të Zi; Pranimi i donacionve nga OSBE rreth 300 libra për bibliotekë; Realizimi i Mobilitetit – për staf akademik, student dhe zyrtar professional.


Raport është aprovua  nga anëtaret e Bordit, duke inkurajuar Akademinë në vazhdimin e punëve të përditshme dhe projekteve me partnerët ndërkombëtarë.


Në takimin e tetëmbëdhjetë të Bordit të AKSP-së kanë marr pjesë Udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike Shpend Maxhuni, Sokol Zogaj, Bajram Bujupi, Fadil Kodra, Bahri Berisha, Hilmi Mehmeti, udhëheqësit e grupeve punuese të ASP Tefta Bytyqi, Agron Rukiqi, Adem Shala, Bashkim Arifi, Nexhat Behrami, Bujar Mustafa, si dhe Bill Bochter  Udhëheqës i Programit të ICITAP-it në Kosovë, Drita Perezic  Këshilltare e Lartë në Menaxhmentin Ekzekutiv të MPB nga ICITAP-it, Shpresa Muharremi Kshilltare e Lartë e OSBE-së, Ritva Vahakoski  Këshilltare Rezidente e Projektit, Lauri Tabur Ekspert në Projektin e Binjakëzimit.