Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 09 mars 2017 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Krytari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi si dhe udhëheqësit e lartë të AKSP-së. Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli pati një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike, pran kësaj Akademie.
Drejtori Smakiqi fillimisht përshëndeti Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Veseli për vizitën në Akademi, duke e informuar atë lidhur me hapjen e Fakultetit për zyrtarë të agjencive të sigurisë. Më pas Smakiqi foli edhe për misionin e Akademisë, trajnimin e zbatuesve të ligjit, duke treguar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me partneret kryesor OSBE dhe ICITAP që nga themelimi i AKSP-së e deri më sot. Ne jemi në rrugë të mirë që të ofrojmë kushte dhe të përmbushim kërkesat e të gjithë zyrtarëve të agjencive të sigurisë publike që vijojnë trajnimet dhe arsimimin e lartë, tha Smakiqi.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me vizitën e tij në Akademi konkretisht në mesin e atyre që janë gardian të mbrojtjes së ligjit, për të cilët ka nevojë më së shumti vendi jonë në rrugëtimin e saj euroatlantikë. Ne jemi shumë të vendosur si shtet i pavarur dhe sovranë të përmbushim secilin standard që kërkohet nga ne e aq ma tepër standardin e respektimit të ligjit, tha Veseli.
Duke përshëndetur Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin në sukseset e Akademisë z.Veseli vlerësoi se suksesi i AKSP-së lidhët me partneritet ndërkombëtarë i cili është i veçantë pasi që këtu siç tha ai janë krijuar kuadro të cilët kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.
Gjatë debatit me studentët e Fakultetit e Sigurisë ku të njëjtin janë edhe zbatues të ligjit në agjencitë respektive, kryeparlamentari Veseli u interesua për punën, kushtet dhe sfidat që përballen çdo ditë në institucionet prej nga vijnë.
Studentët po ashtu shtruan pyetje nga aktualiteti politik në vendin tonë.