Kordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë dr.Remzije Istrefi mbajti një prezantim në Akademi
Vushtrri, 07 mars 2017 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Kordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë dr.Remzije Istrefi ku njëherit mbajti edhe një prezantim para të pranishmëve.
Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë AKSP-së Bejtush Gashi , Agron Rrukiqi nga Policia e Kosovë, mësimdhënësit si dhe studentët e FS.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve duke theksuar se për Fakultetin e Sigurisë Publike, dhe në përgjithësi për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, është kënaqësi e veçantë të kemi zonjën Remzije Istrefi, ku para mësimdhënësve e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike do të mbajë një ligjëratë.
Më teje Smakiqi shtoi se programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian është themeluar për të përkrahur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, financon programet, projektet dhe bursat, si dhe forcon bashkëpunimin ndërmjet vet Bashkimit Evropian, si dhe ndërmjet vendeve të tjera të globit.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike është anëtare vëzhguese e Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane AEPC, anëtare e plotë e Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore INTERPA dhe unë marr pjesë në takimet e përvitshme si anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit IADLEST, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, këtë muaj pritet që AKSP të nënshkruajë të ashtuquajturën Marrëveshje Pune me Agjencinë e BE-së për Trajnim në Zbatimin e Ligjit CEPOL, tha Smakqi.
Gjithashtu Smakiqi foli edhe për programin katërvjeçar Bachelor në Sigurinë Publike në AKSP të themeluar nga vitit 2014. Duke shtuar që nga ajo kohë, zyrtarë të AKSP-së, kryesisht mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe zyrtarët e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, kanë marrë pjesë në gjithsej dhjetë ngjarje të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, duke filluar nga ditët informuese për vitet, 2014, 2015 e 2016, seminaret e ndryshëm të Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë në Kosovë për temat si: ndërkombëtarizimi e mobliliteti, bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet Nordike dhe Baltike, dimensioni profesional në arsimin e lartë, mësimi elektronik, cilësia në bashkëpunimet ndërkombëtare, si dhe tryeza diskutimi, siç ishte ajo për iniciativat institucionale për të nxitur mësimdhënien cilësore në arsimin e lartë.
Smakiqi tha se gjatë këtyre viteve, duke ju falënderuar programit Erasmus+, AKSP ka arritur që të dërgojë dy mësimdhënës për qëndrim dyjavor dhe dy studentë për qëndrim pesëmujor në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë. Për më tepër, dy pjesëtarë të stafit administrativ që kanë të bëjnë me marrëdhënie ndërkombëtare kanë qëndruar në vjeshtë të vitit të kaluar për një javë në një vizitë studimore në shkollën kryesore të Shërbimitzjarrfikës në Varshavë të Polonisë.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike gjithmonë do të jetë përkrahëse e të gjitha aktiviteteve dhe zhvillimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar, e veçanërisht atyre të organizuara nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, qëllimi kryesor i të cilave është ngritja e cilësisë së arsimit dhe e përvojave ndërkombëtare të studentëve, stafit mësimdhënës e administrativ, tha Smakiqi.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi falënderoi zonjën Istrefi për kohen e ndarë, ndihmën dhe mundësin që edhe Fakultetit të sigurisë ju ka dhanë shanci të jetë pjesë e këtij programi. Ai tha se përmes këtij projekti kemi pasur mundësinë të përfitojmë nga përvoja ndërkombëtare për arsimim dhe edukim. Ne shpresojmë që kjo dinamikë dhe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, dhe shfrytëzojë rastin që në emër të kolegëve, profesorëve dhe studentëve të ju falënderoi për mundësit dhe përkrahjen qe ne të jemi pjesë e këtyre projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar duke marr përvojat ma te mira të mundshme , përfundoi Gashi.
Nga ana e sajë Kordinatorjae Zyrës Erasmus+ në Kosovë dr.Remzije Istrefi falënderoi Drejtorin Smakiqi për mundësin e prezantimi të programit Erasmus +. Ajo shtoi se programi Erasmus+ është program i Unionit Evropian për mbështetjen e arsimit të lartë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe me një fokus të veçantë në vendet e Ballkanit perëndimor. Më pas ajo vazhdoi më gjerësisht të informojë të pranishmit lidhur me të gjitha aktivitetet e programeve Erasmus+. Në fund të prezantimi nga studentët dhe të pranishmit në ligjëratë pati pyetje dhe diskutime lidhur me programet të cilat ofrohen nga Erasmus+.
Gjithashtu gjatë kësaj ligjërate pati prezantime edhe nga Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë në AKSP lidhur me përvojat e stafit mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP, në mobilitetin ndërkombëtar të kredive të zhvilluar në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS) në kuadër të Programit Erasmus+
Më pas prezantime mbajtën edhe mësimdhënësit Ferid Azemi dhe Besnik Fetahu, përvojat e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP në mobilitetin ndërkombëtar të kredive të zhvilluar në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS) në kuadër të Programit Erasmus+
Në këtë ligjërat pati prezantime edhe nga studentët e Fakultetit të sigurisë Publike pranë Akademisë ShefikXhaqkaj dhe Malë Morina.