Në AKSP u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s

27.02.2017

Vushtrri, 22 shkurt 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, para studentëve të Fakultetit sot u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë  “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, në përbërje: Gjeneral Lejtnant Giorgio Battisti Komandanti i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës të Ushtrisë Italiane, Dr. Brooke A. Smith-Windsor zëvendës Udhëheqësi i Divizionit të Hulumtimit në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, Kolonel Giuseppe Morabito Ish-Drejtor i Fakultetit të Lindjes së Mesme të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s dhe Dr. Arian Starova Presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
 

Mysafirët nga Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s u priten nga zëvendësministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme  Valdet Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë AKSP-së Bejtush Gashi, Gjeneral brigade i FSK-së Gëzim Hazrolli, Sekretar i Përgjithshëm i Asociacionit të Euroatlantik të Kosovës Agron Jusufi  si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Në ligjëratë morën pjesë partnerët e përhershëm të Akademisë, OSBE, ICITAP-i, Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
 
Duke i falënderuar delegacionin për vizitën në Akademi drejtori Smakiqi tha se vet organizata NATO për të gjithë ne është e barabartë me kuptimin e fjalës liri.
 
Më pas Drejtori Smakiqi delegacionin e informoi me historikun e Akademisë, prioritetet, zhvillimet e fundit si dhe me bashkëpunimin ndërkombëtarë, duke vënë në pah ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin të gjithë mekanizmat ndërkombëtar e në mesin e tyre edhe NATO. 
 
Në fjalën e tije Smakiqi tha se Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë.
 
Smakiqi tha se përveç procesit të rregullt mësimor në Akademi zhvillohen edhe një seri ligjëratash nga institucione të sigurisë nga Evropa, duke shtuar se është privilegje që në mesin tonë sot kemi gjeneral, profesor të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Valdet Hoxha duke shprehu falënderime në emër të Ministrit Skender Hyseni, tha,  “ ne jemi shume të lumtur që Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila cilësohet si njëra nga më të mirat në rajon është agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por mbi të gjitha është pjesë e mekanizmave të suksesshëm të sigurisë të Republikës së Kosovës”.
 
Gjithashtu Hoxha shprehu qëndrimet dhe përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Akademinë në iniciativa të tilla të cilat kontribuojnë vendit, ku në veçanti falënderoi Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin me gjithë stafin për ndërtimin e një institucioni siç është bërë sot AKSP-ja.
 

Ai gjithashtu inkurajoi studentët që ti shfrytëzojnë këto ligjërata dhe që ti përkthejnë në rezultate në pozitat të cilat i mbajnë në institucionet prej nga vijnë.
 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi tha se ndihet i kënaqur me prezencën e zyrtarëve të NATO-s dhe organizimin e kësaj ligjërate në këto ditë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin me qëllim që nga ekspertet ndërkombëtar të marrim vizione për perspektivën  e NATO-s dhe sigurisë euro-atlantike si dhe shanset e Kosovës dhe rajonit për integrime në këto struktura.

Ndërsa Arian Starova President i këshillit Atlantikë Shqipërisë, tha se ndihet i lumtur që sot gjendët në Akademi një institucion i sigurisë, një punë e mrekullueshme që po bëhet, duke i falënderuar Drejtorin Smakiqi, Dekanin Bejtush Gashin, zëvendësministrin Hoxha. Ai tha se ky bashkëpunim në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me AKSP-në.
 
Më pas Zyrtarët e lartë të NATO-s duke shprehu falënderimet për Akademinë mbajtën ligjërata para studentëve dhe të pranishmëve në sallë lidhur me NATO-n, misionin e saj, anëtarësimin si rreth zhvillimeve të fundit të këtij misioni, ku në fund pati pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.