Prezantimi i të gjeturave Studimi i Fizibilitetit - Themelimi i studimeve pasuniversitare në siguri publike dhe në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Prishtinë, 20 janar 2016 Sot në Prishtinë në Villa Gërmia u bë Prezantimi i të gjeturave, Studimi i Fizibilitetit - Themelimi i studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, nga eksperti i Misionit të OSBE-së në Kosovë Klaus Welter.
Në takimin morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, u.d /Drejtoresh e Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE Vesna Vujovic Ristovska, Drejtoresha e Departamentit për Arsim të Lartë në MASHT Drita Kadriu, Udhëheqës i Departamentit për Integrim Evropian në Ministrinë e Financave Rexhep Vasolli, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, student të FSP në krye me Zijavere Rexhepi Keçmezi - Kryetare e Këshillit të studentëve në FSP, Shpresa Muharremi Këshilltare Kombëtare e OSBE-së, Rafael Nievergelt përfaqësues i KE, udhëheqës, Këshilltar Rezident dhe Ekspertë të Projektit të Binjakëzimit, përfaqësuesit nga të gjitha ASP-së në Kosovë, personeli udhëheqës, mësimdhënës dhe zyrtarë tjerë të lartë të AKSP-së.
Drejtori Smakiqi, në hapjen e këtij takimi duke përshëndetur të pranishmit tha se ky Studim i Fizibilitetit gjegjësisht mundësia e themelimit të studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë në AKSP, përveç se hapë perspektiva të zhvillimit të kapaciteteve në sektorin e sigurisë publike, e vërteton kahen e duhur të zhvillimeve të deritashme në Akademi. Më tutje Smakiqi vazhdoi duke thënë se, Të gjithë ne prezent në këtë takim, në rrugën tonë të përbashkët që nga themelimi i Akademisë, e në veçanti në këto pesë vitet e fundit, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës Ministrive përkatëse, Agjencive të Sigurisë Publike, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, partner të ndërkombëtarë OSBE, ICITAP, Komision Evropian, kemi punuar me përkushtim për sigurinë publike, gjegjësisht ngritjen e kapaciteteve të zbatueseve të ligjit të punësuar në ASP. Sfida jonë e ardhshme do të jetë themelimi i studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe përgjigjjen e parë se a është kjo e mundur do ta marrim sot nga eksperti Welter si rezultat të studimit që ai e ka bërë tani e dy muaj.
Në vazhdim fjalën e morri u.d /Drejtoresha e Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE, Vesna Vujovic Ristovska, e cila tha se OSBE-ja do të vazhdojë të përkrah Akademinë në ndërtim e kapaciteteve do të vazhdojnë gjithmonë të bashkërendohet me aktivitetet e përkrahura nga partnerët tjerë strategjikë vendor dhe ndërkombëtarë.
Fal bashkëpunimit të ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe AKSP-në, është përgatitur një studim fizibiliteti për gradën shkencore Master në fushë e rendit dhe të sigurisë publike, me qëllimin që të përcaktohet më tutje zhvillimi i karrierës të stafit të lartë në zbatimin e ligjit, u shpreh Ristovska.
Në vazhdim Welter, shpalosi studimin e fizibilitetit me ç rast ofroi rezultatet e hulumtimit. Ai tha se për mbledhjen e të dhënave janë përdorur diskutimet në grup, pyetësorët ose anketat, një analizë e shkurtër SWOT, analizat e dokumenteve dhe tryeza të rrumbullakëta.
Welter shprehi entuziazmin e njerëzve që takoi duke thënë; Pothuajse të gjithë të intervistuarit ishin të ngazëllyer për programin studimor të propozuar. Grupet e interesit si AKSP-së dhe ASP-së mendonin se ishte koha e duhur për këtë program studimor të propozuar duke pasur parasysh të kuptuarit më të mirë të hallkës së rëndësishme në mes të programit të akredituar Bachelor në Siguri Publike dhe programit të ardhshëm studimor Master në të njëjtën fushë. Prandaj, programi i propozuar studimor Master paraqet një mundësi të mrekullueshme për zhvillimin e karrierës së oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit.
Numri më i madhe i të anketuarëve, studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike nga gjithsej 145 anketa të lexueshme, 93,8% (136) dëshirojnë të shohin një ofertë pasuniversitare në të ardhmen.
Në kapitullin Fizibiliteti, Welter i përgjigjet me po, themelimit të studimeve pasuniversitare në siguri publike në AKSP; kurse në kapitullin Rekomandimet, Welter numëroi nëntë rekomandime plotësim i të cilave do të ndihmonte dhe mundësonte themelimin e studimeve pasuniversitare. Në fund Welter duke shprehur komparacion me sloganin e anuesëve të hendbollit të përfaqësuese gjermanë If not now, when Nëse jo tani, atëherë kur, inkurajoi Akademinë dhe institucionet tjera të Kosovës të bëjnë program studimor pasuniversitar për studentët në fushën e sigurisë publike.
Ndërsa Drejtoresha e Departamentit për Arsim të Lartë në Ministrinë e Arsimit Drita Kadriu përgëzoi Akademinë për të gjitha të arriturat që ka bërë deri me tani. Iu shprehi mirënjohjen time, ju Drejtor Smakiqi dhe Akademisë, në emër të Ministrisë dhe iu përgëzoj që po përmbushni misionin që nga viti 2012 dhe studimi i Fizibilitetit në programin Master është edukim i vazhdueshëm dhe krijon kuadro të forta dhe mendje hapura për Agjencitë e Sigurisë Publike, u shpreh Kadriu.
Rexhep Vasolli duke vlerësuar se procesi i arsimimit në fushën e sigurisë po ecën ashtu siç është paraparë tha se aspekti financiarë është çështje mjaftë e rëndësishme për cilindo projekt që synohet të përfundojë më suksese . Nevoja e ngritjes së kapaciteteve është e nevojshme, sidomos në fushën e sigurisë publike dhe ne si ministri e përkrahim këtë proces tha Vasolli.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq falënderoj OSBE, AKSP që kanë iniciuar formimin e programit Master në Kosovë. Ai po ashtu falënderoj ekspertin Welter për hulumtimin e bërë dhe shpresoj që ky studim të jetë mjaftë më rëndësi për agjencitë e sigurisë publike.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi, Bejtush Gashi tha se për studentët gjegjësisht të punësuarit në Agjencitë e Sigurisë Publike një program i masterit është shumë i rëndësishme. Programi studimor Bechelor tanimë është stabil, kurse programi master përveç se do të ketë rëndësi për Agjencitë do të jetë i rëndësi edhe për kapacitetet e ardhshme të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Zonja Krista Hak Lideria e projektit të dytë të binjakëzimit falënderoj ekspertin Welter për një punë të madhe në Studimin e Fizibilitetit me qëllim të themelimit të studimeve pasuniversitare në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Fatos Haziri, mësimdhënës në Fakultetin e Sigurisë Publike falënderoi Welter për hulumtim dhe tha se ky raport do të na shërbej si një guid e mire drejt qëllimit ton të themelimit të studimeve pasuniversitare në Akademi. Unë kam besim që ne ia dalim.
Më e lumtura në këtë takim u shpreh studentja Zijavere Rexhepi Keçmezi, Kryetare e Këshillit të Studentëve në FSP. Unë jam shumë e lumtur për programin që e prezantoi Welter duke shtuar se studentët me padurim po presin këtë program studimor të masterit, i cili do të na ndihmoj në ngritjen tonë personale dhe të Agjencive në të cilat punojmë. Andaj besojmë në Akademinë në arritjen e këtij qëllimi tepër të rëndësishëm që ka të bëjë drejt për se drejti me sigurinë publike në vendin tonë, përfundoi fjalën e sajë studentja Keçmezi.