Ministri Hyseni mori pjesë në hapjen e punëtroisë për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit më qenien njerëzore

22.12.2016

Vushtrri, 22 dhjetor 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, po mbanë punëtori për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.


Në këtë punëtori mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili vuri në dukje se gratë kanë rol shumë të rëndësishëm për mënyrën se si i shtrojnë problemet, sidomos trafikimit me qenie njerëzore, sepse ato personalisht preken nga ky fenomen.


“Trafikimi me qenie njerëzore është problem global, vitin e kaluar kam vizituar të gjitha rajonet e Kosovës, ku kemi diskutuar për fenomenin e trafikimit dhe kam kërkuar përfshirjen e të gjithë akterëve, pasi ne si shoqëri duhet të bëjmë progres sidomos në parandalim”, tha ministri Hyseni.


Ministri Hyseni theksoi se gruaja në Policinë e Kosovës ka një rol shumë të rëndësishëm, pavarësisht se Polica e Kosovës kryen punën e saj në mënyrë efikase, po janë hallkat tjera si Prokuroria dhe Gjyqësori, që nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet, edhe atëherë kurë kanë dënuar ndonjë trafikant, dënimet kanë qenë të pa përfillshme.


Ndërsa drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, theksoi se  luftimi më i mirë i trafikimit me qenie njerëzore, është që të punohet në parandalim dhe për këtë ka nevojë për përfshirjen e të gjithë shoqërisë.


Ai tha se misioni i OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla në bazë të specifikave të punës që bëni, duke përfshirë këtu edhe shoqërinë civile që ka rol të rëndësishëm për luftimin e kësaj dukuri negative.


Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, kolonel Taibe Canolli, falënderoi ministrin Hyseni për mbështetjen e vazhdueshme të rolit të gruas dhe mbështetjes së pa kursyer për Policinë e Kosovës.