Përkujtohen policët e rënë në detyrë

16.12.2016

Vushtrri, 16 dhjetor 2016 –  Në shenjë respekti dhe përkujtimi për  pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë  në detyrë, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  filloi  turniri i IV në futboll të vogël. Ky turnirë është organizuar nga Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në hapjen e këtij turniri, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Nuredin Ibishi deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës Agron Rukiqi,  Valbona Kamberi nga Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë, drejtori për Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara Akrem Rraci si dhe përfaqësues të tjerë nga policia dhe Akademia.

Më këtë rast drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi i inkurajoj zyrtarët e Policisë së Kosovës, për organizimin e këtij turniri që po përkujtojnë kolegët e tyre të rënë gjatë detyrës.

Të pranishmit ju dëshiruan gara të suksesshme ekipeve pjesëmarrëse në këtë futboll.

Në ketë turniri  i cili do të mbahet dy ditë radhazi do të marrin pjesë 12 ekipe, ekipet janë të përbëra nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Mbyllja e lojërave bëhet më 17 dhjetor në orën 12:00, kur edhe do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për ekipet fituese.